1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Senior HR Officer 

Lokacioni: Prishtinë 

GS Consulting LLC, për klientin e tij, është në kërkim të një profesionisti/e me përvojë në  menaxhimin e Burimeve Njerëzore. 

Kompania operon në fushën e retail-it, me disa linja të veshjeve dhe rrjet dyqanesh. Pozita do të menaxhojë ciklin e plotë të Burimeve Njerëzore për 250+ punonjës, në dyqane dhe funksione  mbështetëse. 

Përgjegjësitë kryesore: 

  • Menaxhimi i plotë i procesit të rekrutimit: publikimi i konkurseve, përzgjedhja, intervistimi dhe ofertat; 
  • Organizimi i procesit të integrimit dhe orientimit për punonjësit e rinj; 
  • Përgatitja dhe menaxhimi i kontratave të punës, anekseve dhe ndërprerjeve në përputhje me  Ligjin e Punës; 
  • Mbajtja e dosjeve të personelit dhe dokumentacionit për auditime dhe inspektime;
  • Këshillimi i menaxherëve për orarin e punës, pushimet, orët shtesë dhe procedurat disiplinore;
  • Trajtimi i rasteve disiplinore, vërejtjeve dhe ankesave të punonjësve; 
  • Ndjekja e prezencës, ndërrimeve, orëve shtesë dhe pushimeve dhe përgatitja e të dhënave  mujore për paga; 
  • Mirëmbajtja e sistemit të HR dhe përgatitja e raporteve për numrin e punonjësve, qarkullimin  dhe mungesat; 
  • Mbështetja e procesit të vlerësimit të performancës dhe identifikimi i nevojave për trajnim;
  • Zbatimi dhe përditësimi i politikave dhe procedurave të brendshme në të gjitha dyqanet.

Kriteret: 

  • Minimum 3 vite përvojë në Burime Njerëzore, prej të cilave së paku 2 vite në pozitë  gjeneraliste ose si zyrtar/e i/e lartë; 
  • Përvoja në retail, qendra tregtare, hoteleri ose biznese të ngjashme me numër të madh  punonjësish konsiderohet përparësi; 
  • Përvojë në menaxhimin e Burimeve Njerëzore për 100+ punonjës; 
  • Njohuri të mira të Ligjit të Punës të Kosovës dhe administratës së Burimeve Njerëzore;
  • Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Administrim Biznesi, Drejtësi ose fushë të  ngjashme; 
  • Aftësi të forta organizative dhe aftësi për të trajtuar shumë raste paralelisht;
  • Aftësi të mira komunikimi me menaxherët dhe stafin operativ; 
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze. 

Ne ofrojmë: 

  • Pagë 1135 - 1,370 Euro bruto në muaj, varesisht nga eksperienca. 
  • Orar të plotë të punës, 08:00 – 16:30; 
  • Pozitë me përgjegjësi reale brenda njërit prej grupeve më të mëdha të retail-it në vend;
  • Mundësi për zhvillim profesional në një ambient dinamik dhe me volum të lartë;
  • Ambient profesional dhe të organizuar pune.

Kërkojmë një kandidat/e të organizuar, të saktë dhe me përvojë praktike në menaxhimin e numrit të  madh të punonjësve, me fokus jo vetëm në administrimin e Burimeve Njerëzore, por edhe në  mbështetjen e menaxherëve dhe zhvillimin e punonjësve. 

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në email  adresën: administration@gentshala.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet