1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS 

ADMINISTRATOR I SISTEMIT – ZYRË QENDRORE 

PËRGJEGJËSITË: 

  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e serverëve, stacionet e punës dhe pajisjet e  rrjetit. Sigurimi i performancëns dhe besueshmërisë optimale të sistemeve të IT. 
  • Menaxhimi i infrastrukturës së rrjetit, duke përfshirë ruterat, çelësat, Firewall-et dhe VPN-të. Monitorimi i performancës së rrjetit dhe zgjidhja me problemet e lidhjes.
  • Zbatimi i politikave dhe procedurave të sigurisë. Monitorimi për shkeljet dhe dobësitë e  sigurisë dhe reagon ndaj incidenteve sipas nevojës. 
  • Siguron mbështetje teknike për përdoruesit fundorë, duke përfshirë zgjidhjen e problemeve me harduerin dhe softuerin. Ndihmon me onbording dhe trajnimin e punonjësve të rinj. 
  • Menaxhim i proceseve të backupave dhe rikuperimit të të dhënave. Teston rregullisht  sistemet rezervë për të siguruar integritetin dhe disponueshmërinë e të dhënave. 
  • Instalimi, përditësimi dhe mirëmbajtja e aplikacioneve softuerike dhe sisteme operative. Siguron pajtueshmërinë me marrëveshjet e licencimit dhe politikat e softuerit. 
  • Mban shënime të sakta të konfigurimeve, ndryshimeve dhe incidenteve të sistemit.  Krijon dhe përditëson dokumentacionin për procedurat e IT-së dhe konfigurimet e  sistemit. 
  • Ndihmon në administrimin dhe përpunimin e kërkesave për përdorues të ndryshëm në  platformat e shërbimeve kritike për biznesin (CBS, HRIS, etj.). 
  • Monitoron performancën e sistemit, duke përfshirë përdorimin e burimeve dhe shëndetin e sistemit. Optimizon dhe rregullon sistemet për të përmirësuar   performancën. 
  • Merr pjesë në projektet e IT-së, duke përfshirë përmirësimet e sistemit, migrimet dhe  implementimet. Siguron ekspertizë teknike dhe mbështetje sipas nevojës. 
  • Lidhet me shitësit dhe ofruesit e shërbimeve për prokurim, mbështetje dhe mirëmbajtje të harduerit dhe softuerit.

KUALIFIKIMET: 

  • Arsimimi bachelor ose i lartë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe  komunikimit; 
  • Çertifikata në fushën e teknologjisë së rrjetave dhe/apo administrimit (Microsoft,  Cisco); 
  • Përvojë e dëshmuar në menaxhimin e serverëve, sistemeve operative dhe virtualizimit
  • Njohja e mirë e sistemeve kompjuterike, pajisjeve mobile dhe produkteve të tjera të  teknologjisë; 
  • Përvojë e gjerë me VMware. 
  • Aftësi për të diagnostikuar dhe zgjidhur çështjet themelore teknike; 
  • Aftësi në gjuhën angleze; 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi 

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org

Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen. 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të  barabartë. Afati i aplikimit deri me 19.08.2026. 

FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 13 institucioneve  mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson  individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre. 

Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të përpunojë të dhënat  personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë.

FINCA Kosovo - Internal

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet