POZICION I LIRË PUNE
Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Drejtor/e Departamenti Teknologjisë së Informacionit
Prishtinë
Qëllimi i pozicionit:
Drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit (IT) është përgjegjës për drejtimin strategjik dhe operacional të funksionit të IT-së, duke garantuar sigurinë, disponueshmërinë, integritetin dhe vazhdimësinë e sistemeve kritike të Bankës. Pozita udhëheq transformimin digjital, siguron qeverisjen efektive të teknologjisë dhe menaxhimin e rrezikut teknologjik, në pajtueshmëri me kërkesat rregullatore dhe objektivat strategjike e operacionale të Bankës.
Përgjegjësitë kryesore:
- Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Kompjuterike, Teknologji Informative ose fushë të ngjashme; studimet Master përbëjnë avantazh të rëndësishëm.
- Minimum 10 vjet përvojë profesionale në Teknologji Informative, prej të cilave të paktën 5 vjet në pozita drejtuese.
- Përbën avantazh të rëndësishëm përvoja në sektorin bankar, institucione financiare ose organizata me infrastrukturë kritike dhe nivel të lartë rregullator.
- Eksperiencë e dëshmuar në hartimin dhe zbatimin e strategjisë së IT-së, në përputhje me strategjinë e biznesit dhe objektivat institucionale.
- Njohuri të avancuara mbi arkitekturën e sistemeve bankare, Core Banking System, integrimin e sistemeve, infrastrukturën, databazat, rrjetet dhe shërbimet cloud.
- Eksperiencë e fuqishme në menaxhimin e sigurisë së informacionit, rreziqeve teknologjike, kontrolleve të qasjes, mbrojtjes së të dhënave dhe reagimit ndaj incidenteve kibernetike.
- Eksperiencë në hartimin, testimin dhe zbatimin e planeve për vazhdimësinë e biznesit, Disaster Recovery dhe rikuperimin e sistemeve kritike.
- Eksperiencë në drejtimin e projekteve komplekse të transformimit digjital, implementimit ose migrimit të sistemeve dhe automatizimit të proceseve.
- Njohuri të avancuara mbi qeverisjen e IT-së, menaxhimin e rrezikut teknologjik, kërkesat rregullatore, auditimin e IT-së dhe standardet ndërkombëtare.
- Eksperiencë në bashkëpunimin me autoritetet rregullatore, auditimin e brendshëm dhe të jashtëm, pajtueshmërinë, menaxhimin e rrezikut dhe sigurinë e informacionit.
- Aftësi e dëshmuar në menaxhimin e furnitorëve teknologjikë, kontratave, licencave, kostove dhe shërbimeve të kontraktuara.
- Eksperiencë në hartimin dhe menaxhimin e buxhetit të IT-së dhe prioritizimin e investimeve teknologjike mbi bazë të rrezikut dhe vlerës për biznesin.
- Aftësi të larta drejtuese, strategjike dhe vendimmarrëse, duke përfshirë menaxhimin, zhvillimin dhe vlerësimin e ekipeve profesionale.
- Integritet i lartë profesional, pavarësi në gjykim, konfidencialitet dhe aftësi për të vepruar nën presion dhe në situata kritike.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi para Menaxhmentit Ekzekutiv, Bordit të Drejtorëve, komiteteve dhe autoriteteve mbikëqyrëse.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.
Çertifikimet e preferuara:
- CISM, CISSP, CRISC ose ekuivalente;
- COBIT, ITIL ose ISO/IEC 27001;
- PMP, PRINCE2 ose certifikime të ngjashme për menaxhimin e projekteve;
- Certifikime profesionale në cloud, arkitekturë sistemesh, rrjete ose menaxhim infrastrukture.
Çfarë ofrojmë ne:
Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.
Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: burimenjerezore@bankacredins-ks.com
CV-të do të pranohen vetëm në formatin PDF dhe vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës Credins Kosovë.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 02.09.2026