1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

VOILAP KOSOVO SHPK shpall konkurs për pozitën:

  • Inxhinier i Mekatronikës

Përshkrimi i kompanisë:

VOILAP KOSOVO SHPK është kompani e specializuar në shitjen, instalimin dhe servisim e makinerive për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga PVC dhe alumini.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Montimi dhe instalimi i makinerive për përpunimin e profileve PVC dhe aluminit.
  • Instalimi dhe konfigurimi i sistemeve mekanike, elektrike dhe elektronike të makinerive.
  • Servisimi, mirëmbajtja dhe diagnostikimi i defekteve të makinerive.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike gjatë funksionimit të makinerive.
  • Kryerja e intervenimeve teknike te klientët.
  • Testimi dhe vënia në funksion e makinerive pas instalimit.
  • Asistimi dhe trajnimi i operatorëve të makinerive për përdorimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
  • Leximi dhe interpretimi i skemave elektrike, mekanike dhe teknike.
  • Bashkëpunimi me ekipet teknike 
  • Përgatitja e raporteve të servisit dhe dokumentacionit teknik.
  • Gatishmëri për udhëtime brenda dhe jashtë Kosovës, sipas nevojës së punës.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë universitare në Mekatronikë, 
  • Njohuri të mira në sistemet elektrike, mekanike, elektronike dhe automatizim.
  • Aftësi për diagnostikim dhe zgjidhje të problemeve teknike.
  • Njohuri në leximin e skemave elektrike dhe dokumentacionit teknik.
  • Njohuri të gjuhës angleze në nivel të mirë, sidomos në komunikim dhe terminologji teknike.
  • Patentë shoferi – kategoria B.
  • Përvojë pune në servis, mirëmbajtje, automatizim ose industri konsiderohet përparësi.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe gatishmëri për punë praktike dhe në terren.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me klientë.

Çfarë ofrojmë:

  • Punë në një kompani profesionale dhe në zhvillim të vazhdueshëm.
  • Trajnime profesionale për makineritë dhe teknologjitë që përfaqëson kompania.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
  • Pagë konkurruese, në varësi të kualifikimit dhe përvojës.
  • Mundësi për udhëtime dhe trajnime jashtë vendit.

Lokacioni: Vushtrri

Orari: Full-time

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në: mbehrami@voilap.com , nr kontaktues 044798698

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet