KosovaJob
Heb's PREMIUM+E re

Menaxher/e Financiar/e

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet Skadon më 8 nëntor 2026
	 	 

KONKURS PUNE

Pozita: Menaxher/e Financiar/e – 1 pozitë

Lokacioni: Prishtinë

HeB’s Sh.P.K.

HeB’s Sh.P.K. fton profesionistët me përvojë në financa dhe kontabilitet të aplikojnë për pozitën Menaxher/e Financiar/e.

Ky rol ofron mundësinë të kontribuoni drejtpërdrejt në menaxhimin financiar të kompanisë, zhvillimin e kontrolleve të brendshme dhe mbështetjen e vendimmarrjes strategjike, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorin e Financave.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Mbikëqyr dhe koordinon aktivitetet e përditshme të Departamentit të Financave, si dhe të të gjitha njësive të ndërlidhura me të;
  • Pergadite dhe raporton Pasqyrat Finaicare mujore/vjetore te kompanise si dhe prezanton para paleve te treta ne kordinim me Drejtorin Financiar;
  • Rishikon punet ditore te stafit te financave dhe sigurohet per perbushjen ne kohe dhe te sakte te te gjitha detyrave te punes;
  • Pergadite dhe finalizon Librat tregtare per deklarime te TVSh-se dhe tatimeve tjera mujore;
  • Rishikon dhe finalizon ne deklarime listat e qirave dhe te pagave per te gjithe stafin e kompanise;
  • Përgatit buxhetet vjetore dhe parashikimet financiare (forecast) me kerkese te menaxhmentit te kompanise;
  • Monitoron performancën financiare dhe analizon devijimet nga buxheti; 
  • Ofron analiza dhe rekomandime për menaxhmentin e lartë për vendimmarrje strategjike; 
  • Mbikëqyr proceset e mbylljes mujore dhe vjetore të transaksioneve financiare; 
  • Siguron përputhshmëri me standardet kontabël dhe kërkesat ligjore në fuqi; 
  • Menaxhon dhe asiston ne proceset e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm; 
  • Zhvillon dhe implementon kontrolle të brendshme financiare; 
  • Identifikon, monitoron dhe minimizon rreziqet financiare dhe operacionale; 
  • Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave financiare të kompanisë; 
  • Kontrollon dhe analizon kostot operative, me fokus në: 

         - normativat e produkteve qe jan ne shitje (rishikon dhe perditeson pas cdo ndryshimi);
         - stokun neper njesite-filialet e kompanise.
         - Kostot tjera operative te kompanise;
          - koston e punës (labor cost);

  • Analizon performancën financiare për secilin lokacion ne baze te raporteve mujore te detajuara; 
  • Raporton drejtpërdrejt tek Drejtori Financiar i kompanisë dhe bashkëpunon ngushtë me te proceset, raportet dhe vendimet tjera operative dhe stategjike te Dep. Financave.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Aftësi të shkëlqyera financiare dhe të kontabilitetit
  • Pervoje te punes mbi 5-vjet ne kontabilitet (pozita menaxheriale) 
  • Pervoje pune ne ERP te ndryshme dhe ne analiza financiare, raportim financiar, dhe tatimore. 
  • Diplomë Bachelor në Financa dhe Kontabilitet;
  • Kualifikimet tjera profesionale te rekomanduara; 
  • Përvojë e mëparshme mbikëqyrëse e drejtpërdrejtë e stafit profesional dhe mbështetës. 
  • Përvojë në zbatimin e politikave dhe procedurave të financave dhe kontabilitetit. 
  • Aftësi e demonstruar për të permbushe ne kohe detyrat e percaktuara
  • Aftësi e demonstruar për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe me një ekip. 
  • I aftë të trajtojë pagat e punonjësve me konfidencialitet. 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Njohuri të thella në aplikacionet e softuerëve financiarë dhe Microsoft Office - Excel. 

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi mbetet i hapur nga data e publikimit deri më 08.11.2026

Të gjithë kandidatët e interesuar inkurajohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike: info@hebs.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në bazë të kritereve të konkursit do të kontaktohen për intervistë.

Bashkohuni me ekipin e HeB’s!

Afati: 8 nëntor 2026 · edhe 9 ditë
Heb's
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
13Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 08/11/26 (9 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë