Ekspert Analist, Ekspert për Kontabilitet, Zyrtar i Lartë për Kontabilitet dhe Tatime
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:
KONKURS PUBLIK
për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës në Njësinë për Kontrollim & Kontabilitet Financiar dhe Administrim:
- Ekspert Analist (një vend pune)
- Ekspert për Kontabilitet (një vend pune)
- Zyrtar i Lartë për Kontabilitet dhe Tatime (një vend pune)
EKSPERT ANALIST
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Matematike, Teknik ose fusha të ngjashme;
- Preferohet së paku 5 vite përvojë në banka ose institucione të tjera financiare;
- Njohuri të mirë të Microsoft Excel, SQL, Power BI, etj;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
- Njohuri të avancuara në përdorimin e paketës Microsoft Office;
- Nivel i lartë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Harton udhëzime, metodologji dhe baza të të dhënave për planifikim dhe analiza afariste;
- Koordinon zbatimin e zgjidhjeve analitike në proceset afariste të Bankës;
- Analizon të dhënat afariste duke përdorur metoda të data mining dhe analiza eksploruese të të dhënave (EDA);
- Identifikon, analizon dhe interpreton trendet dhe modelet në të dhëna, si dhe përgatit rekomandime për vendimmarrje;
- Koordinon procesin e përgatitjes dhe hartimit të planit vjetor të Bankës;
- Monitoron zbatimin dhe realizimin e planit afarist të Bankës;
- Harton raporte dhe analiza komplekse për nivele të ndryshme menaxheriale dhe vendimmarrëse;
- Përgatit dhe mirëmban baza të të dhënave për planifikim, analiza dhe vendimmarrje afariste;
- Kryen vlerësimin kreditor të klientëve në përputhje me metodologjitë dhe procedurat e Bankës;
- Përdor, përshtat dhe zhvillon mjete, metodologji dhe qasje analitike për përmirësimin e analizave afariste;
- Propozon dhe zbaton iniciativa për përmirësimin e proceseve, metodologjive dhe praktikave të punës.
EKSPERT PËR KONTABILITET
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, ose fushë të ngjashme;
- Preferohet së paku 5 vite përvojë në banka ose institucione të tjera financiare;
- Njohuri të mira të Microsoft Excel;
- Certifikate ne kontabilitet (SCKAK apo te ngjashme)
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
- Njohuri të avancuara në përdorimin e paketës Microsoft Office;
- Nivel i lartë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Ofron këshillim profesional për zbatimin e politikave kontabile dhe tatimore, si dhe për trajtimin kontabël dhe tatimor të ngjarjeve komplekse afariste;
- Mbikëqyr funksionet e kontabilitetit dhe tatimeve, si dhe sistemet përkatëse të kontrollit;
- Analizon dhe kontrollon pasqyrat financiare dhe tatimore, llogaritë dhe raportet komplekse;
- Harton dhe përgatit në mënyrë të pavarur politika, procedura dhe udhëzime të avancuara kontabile dhe tatimore;
- Mbikëqyr zbatimin e politikave kontabile dhe tatimore në nivel të Bankës;
- Kryen detyrat më komplekse kontabile që mbulojnë fusha të plota të veprimtarisë së Bankës;
- Bashkëpunon me institucione të jashtme, auditorë dhe autoritete rregullative, duke siguruar përmbushjen e kërkesave ligjore dhe rregullative;
- Propozon dhe zbaton iniciativa për përmirësimin e proceseve, procedurave dhe praktikave kontabile dhe tatimore.
ZYRTAR I LARTË PËR KONTABILITET DHE TATIME
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, ose fushë të ngjashme;
- Preferohet së paku 3 vit përvojë në banka ose institucione të tjera financiare;
- Njohuri të mira të Microsoft Excel;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
- Njohuri të avancuara në përdorimin e paketës Microsoft Office;
- Nivel i lartë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Kontribuon në funksionet e kontabilitetit dhe tatimeve, si dhe sistemet përkatëse të kontrollit;
- Pranon, monitoron dhe përpunon operacionet bankare dhe financiare deri në përfundimin e tyre për operacione dhe klientë;
- Kryen kontrollin formal dhe substancial të dokumentacionit;
- Realizon transaksionet e pagesave të urdhëruara nga klientët;
- Mban evidencat e ngjarjeve afariste dhe harmonizon librat ndihmës me librin kryesor;
- Përgatit llogari, raporte, analiza dhe informacione të ndryshme për përdorues të brendshëm dhe të jashtëm;
- Trajton dhe zgjidh ankesat më komplekse të klientëve;
- Propozon dhe/ose zbaton iniciativa për përmirësimin e proceseve dhe procedurave të punës.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 03 nëntor 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.