SHPALLJE
Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK) është një organizatë jo-fitimprurëse vendore në Prishtinë që promovon avancimin e rolit të mikrofinancës në Kosovë. AMIK-u është duke kërkuar të rekrutojë një Punëtor/e.
Pozita: Zyrtare e Financës dhe Administratës
Lokacioni: Prishtinë
Detyrat/Përgjegjësitë kryesore:
- Përcjellë të gjitha aktivitetet administrative dhe financiare të institucionit;
- Përfaqëson institucionin me profesionalizëm gjatë komunikimit me palët e interesuara, si në takime ashtu edhe gjatë telefonatave;
- Mbajtja e të dhënave të AMIK përfshirë përditësimin e bazës së të dhënave (kontakteve, kontratave, të dhënave të trajnimit të pjesëmarrësve) dhe dosjeve.
- Mban regjistrin e pagesave për të gjitha faturat e marra. Regjistron transaksione financiare në sistemin e kontabilitetit / Prodata.
- Përkthimi i dokumenteve të ndryshme dhe përkthim gjatë takimeve apo ndonjë rast tjetër.
- Organizimi i të gjithë logjistikës për aktivitetet e AMIK në konferenca, trajnime seminare, programe shkëmbimi etj. me udhëzime nga drejtori i AMIK dhe përditësim i ueb faqes në anglisht dhe në shqip.
- Përgatitja dhe shpërndarja e agjendave për takime dhe mbajtja e procesverbaleve gjatë takimeve dhe përgatitja e minutave përkatëse.
- Merr pjesë në takime të organizates dhe punëtorive dhe aktiviteteve të tjera sipas kërkesës;
- Të sigurohet se të gjitha furnizimet e zyrës janë prokuruar në pajtim me politikat e prokurimit dhe procedurat e AMIK.
Kualifikimet:
- Kualifikim universitar; diplomë bachelor në financë, kontabilitet, administrim biznesi ose një fushë të ngjashme.
- Të ketë së paku 1 vit përvojë pune në një profil të ngjashëm;
- Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese, iniciativë dhe kreativitet;
- Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veçant Excel, Word, Power Point etj;
- Obligim të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar.
- Të ketë njohuri të mira në analiza financiare dhe në përdorimin e programeve që aplikohen në fushën e financave (Kandidatët që kanë njohuri dhe përvojë në përdorimin e programit ProData do të kenë përparësi).
- Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e ekipit.
- Aftësi që të punojë si pjesë e ekipit.
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente:
- CV-në me të gjitha referencat e mundshme.
Ju lutemi që dokumentet e kërkuara t’i dërgoni më së largu deri më 15 Nëntor 2026, në e-mail adresën info@amik.org, me titullin e shënuar “Pozitë për Zyrtar/e të Financave dhe Administratës”.