Specialist për MIS (m/f)
Kompetencat:
- Diplomë universitare në Teknologji të Informacionit (IT), Sisteme të Informacionit, Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike ose fushë të ngjashme.
- Minimum tre (3) vite përvojë pune në administrimin, zhvillimin ose mirëmbajtjen e sistemeve të informacionit dhe raportimit (MIS); përvoja në sektorin bankar përbën përparësi.
- Njohuri të avancuara në SQL dhe përvojë në menaxhimin, analizimin dhe optimizimin e bazave të të dhënave.
- Përvojë në krijimin dhe mirëmbajtjen e raporteve, dashboard-eve dhe analizave përmes mjeteve të Business Intelligence (p.sh. Power BI, SSRS ose mjete të ngjashme).
- Njohuri të mira në modelimin, transformimin dhe validimin e të dhënave (ETL).
- Aftësi në analizimin e kërkesave të biznesit dhe përkthimin e tyre në raporte dhe zgjidhje teknike.
- Aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe në zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipe ndërfunksionale.
- Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese.
Përshkrimi i vendit të punës
- Përgatit raporte të rregullta interne (ditore, javore, mujore, kuartale dhe vjetore);
- Përgatit raporte të rregullta (mujore, kuartale dhe vjetore) për rregullatorin;
- Monitoron raportet ditore automatike;
- Përgatit raporte ad hoc dhe analiza të ndryshme sipas kërkesës;
- Bën testimin e raporteve të zhvilluara nga SIM dhe siguron se të dhënat janë përgatitur sipas formatit dhe kërkesave të stafit;
- Gjeneron raporte dhe siguron që të gjitha palët e afektuara do i pranojnë raportet;
- Siguron mbështetje për të gjitha palët që kanë qasje në raporte;
- Përgatit raporte me përfaqësim grafik të të dhënave (vizualizim të të dhënave);
- Konverton të dhënat në formate të ndryshme për çështje të raportimit të rregulltë;
- Përgatit ose gjeneron të dhëna analitike ose statistikore sipas kërkesave ad hoc të bankës;
- Përgjegjës për të mbështetur dhe udhëzuar stafin lidhur me çështjet e ndryshme të raportimit dhe të dhënave;
- Respekton dhe ruan konfidencialitetin e të gjitha informacioneve që lidhen me bankën dhe aktivitetin e bankes. Kjo përfshin informacione rreth klientëve, kontraktorëve, strategjive të biznesit, dhe çdo të dhënë tjetër konfidenciale;
- Nëse punon me dokumente fizike ose elektronike, sigurohet që t’i ruajë ato në përputhje me procedurat e brendshme dhe aty ku aplikohet, sipas kërkesave të rregullatorit;
- Është i/e gatshme të kryejë detyra të tjera dhe të zëvendësojë kolegët e tij kur është e nevojshme, për të siguruar vazhdimësinë e punës dhe efikasitetin e veprimtarisë së bankës., për të siguruar vazhdimësinë e punës dhe efikasitetin e veprimtarisë së bankës.
Çfarë ofrojmë ne?
- Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
- Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
- Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin;
- Të premtën me orar të shkurtuar;
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 19.08.2026.
