Pas suksesit të vazhdueshëm me organizimin e trajnimeve të mëparshme, Academic Education Center (AEC) apo në gjuhën shqipe, Qendra Akademike për Edukim, së fundmi ka hapur thirrjet edhe për dy mundësi të tjera trajnimi, në dy fusha shumë të rëndësishme.
Për të gjithë ata që duan të krijojnë karrierë si mësimdhënës, trajnimi me temë “Psikologjia në mësimdhënie”, me ligjërues konsulentin me përvojë Denis Çelçima, do të ofrojë njohuri më të gjëra në fushën e mësimdhënies dhe zgjidhjen e problemeve gjatë procesit mësimor.
Ky trajnim do të fokusohet në disa pika kryesore, siç janë:
Trajnimi i lartcekur do te zgjasë dy muaj, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 13:00, ditëve të shtuna. Pjesëmarrësit do të certifikohen në fund të këtij trajnimi. E gjithë kostoja për këtë trajnim dy mujor është 80 Euro.
Për të mësuar më shumë rreth këtij trajnimi, klikoni: kosovajob.com/academic-education-center-aec/trajnim-ne-psikologjine-per-mesimdhenie
Trajnimi i dytë i cili do të mbahet me profesorin e gjuhës angleze me përvoje ndërkombëtare Lavdrim Avdyli, ka për synim mësimin e të ashtuquajturave shkathësi të buta, të cilat luajnë një rol kyç në zhvillimin e personave, sidomos në treg të punës.
Edhe ky program do të fokusohet në disa pika kyçe:
Nëpërmjet këtij trajnimi, pjesëmarrësit pritet të mësojnë më mirë komunikimin, dëgjimin, të zhvillojnë aftësitë e udhëheqjes, punën grupore, e shumë të tjera. Ky trajnim do të zgjasë dy muaj dhe do të fillojë prej orës 10:00 deri në ora 13:00, si dhe do të mbahet vetëm ditëve të shtuna. Edhe kostoja për këte trajnim është gjithsej 80 Euro.
Për t’u informuar më shumë, klikoni: https://kosovajob.com/academic-education-center-aec/trajnim-ne-soft-skills
Qendra Akademike e Edukimit është shkollë private e gjuhëve të huaja, e specializuar në kurse profesionale, gjuhësore dhe trajnime të mësuesve. Që nga themelimi, kjo qendër ka ndihmuar mijëra studentë të përmirësojnë aftësitë e tyre në disa gjuhë të huaja. Kjo qendër ofron programe intensive duke filluar nga niveli fillestar deri te ai i avancuar.