Trajnim në Soft Skills
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalKemi kënaqësinë të ju njoftojmë, se në AEC do të mbahet trajnimi i radhës në Gjuhën Angleze “ Soft Skills” më datën 14.03.2020.
Në këtë program, ju do të mësoni aftësitë thelbësore që punëdhënësit vlerësojnë më shumë, nga bazat e komunikimit dhe punën ekipore deri tek avancimi i të menduarit kritik.
Kjo gjithashtu do ta bëjë punën tuaj, karrierën tuaj dhe jetën tuaj më të dobishme dhe të kënaqshme.
Në këtë program, përqendrimi kryesor do të jetë në:
1. Inteligjenca Emocionale
2. Zgjidhja e problemit
3. Shkathtësitë e prezantimit
4. Menaxhimi i kohës
5. Shkathtësitë ndërpersonale
6. Udhëheqja & Menaxhimi
7. Etiketë biznesi
8. Shkathtësitë e komunikimit
Një bazë e fortë e aftësive të komunikimit, planifikimit, udhëheqjes, punës ekipore, vëmendje ndaj detajeve dhe mendimit kritik janë thelbësore për suksesin në vendin e punës. Së bashku, këto aftësi do t'ju ndihmojnë të krijoni marrëdhënie dhe të përmirësoni produktivitetin me klientët e brendshëm dhe të jashtëm.
Cfarë do të arrijnë ose do të jenë në gjendje të bëjnë studentët pas marrjes së këtij kursi?
- Do të kuptoni si të jeni një komunikues i shkëlqyeshëm.
- Do bëheni një dëgjues më i fortë.
- Do të keni një paraqitje profesionale ndaj bashkëpuntorëve dhe shefave të të gjitha moshave.
- Do te shmangni gabimet e zakonshme të karrierës që shpesh i japin fund karrierës.
- Do të menaxhoni pritjet për shefat dhe kolegët.
- Do të bëni teknologjinë pasurinë tuaj, edhe nëse keni frikë nga teknologjia.
- Do të shmangni sindromën e jo punësimit.
- Do të zhvilloni cilësine e udhëheqjes.
Trajnimi :
- Zgjatë 2 muaj.
- Vetëm të shtuneve.
- Duke filluar prej orës 10:00-13:00.
- Kosto e trajnimit është 80 Euro.
Trajnimi do ligjerohet nga Profesori i gjuhës angleze me përvojë të gjerë internacionale Lavdrim Avdyli.
Për regjistrim duhet të paraqiteni në zyrën tonë.
AEC është e gatshme të ju ndihmoj prandaj jeni të mirëpritur.
Për më shumë informata dhe për regjistrim, mos ngurroni të na kontaktoni:
📍Në Shesh afër Statujës së Zahir Pajazitit mbrapa TEB Bankës.
☎️ 045838288
📩academicenglishcenterks@gmail.com
Afati i fundit për regjistrim është data 13 Mars 2020.