KosovaJob
Prishtina Hospital PREMIUM+

Zyrtar/e Financiar/e

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet Skadon më 6 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

Prishtina Hospital L.L.C. është institucioni më i ri dhe më modern spitalor privat që po zhvillohet në Kosovë, me synim transformimin e standardeve të kujdesit shëndetësor në rajon. I projektuar dhe konceptuar sipas protokolleve ndërkombëtare dhe standardeve të akreditimit JCI (Joint Commission International), Prishtina Hospital sjell teknologjinë më të avancuar mjekësore, infrastrukturë moderne dhe një ekip të përkushtuar profesionistësh.

Si një investim kapital madhor në sektorin e shëndetësisë, Prishtina Hospital po zgjeron aktivitetin e tij dhe po krijon mundësi të reja punësimi për profesionistët që kërkojnë të zhvillohen në një ambient dinamik, cilësor dhe me standarde të larta ndërkombëtare.

PSE PO REKRUTOJMË?
Në kuadër të hapjes dhe fuqizimit të strukturave tona administrative dhe operative, Prishtina Hospital L.L.C. kërkon të punësojë një profesionist/e të motivuar dhe të përkushtuar në pozitën: Zyrtar/e Financiar/e

PËRSHKRIMI I POZITËS
Zyrtari Financiar do të luajë një rol kyç në menaxhimin e përditshëm financiar të spitalit, duke siguruar që të gjitha transaksionet, faturimet e shërbimeve mjekësore, barazimet me kompanitë e sigurimeve dhe kontrolli i stokut spitalor të kryhen me saktësi, konfidencialitet dhe sipas legjislacionit financiar në Kosovë.

PËRVOJA E PUNËS (2 VITE) DHE DETYRAT

  • Regjistron dhe kontrollon transaksionet e përditshme financiare dhe faturat.
  • Bën barazimin e gjendjeve financiare me bankat, furnitorët dhe kompanitë e sigurimeve si dhe palët tjera të dyta dhe treta.
  • Përgatit faturat për shërbimet mjekësore të pacientëve.
  • Mban evidencën dhe kontrollin e stokut të barnave dhe materialeve konsumuese.
  • Ruan dhe me konfidencialitet të lartë me sistemim dokumentacionin përkatës.
  • Regjistron faturat e hyrjes/daljes dhe arkëtimet ditore.
  • Përgatit raporte financiare mujore dhe barazime të arkës.
  • Përcjell pagesat dhe obligimet ndaj furnitorëve.
  • Ndihmon në përgatitjen e dokumenteve për ATK.

EDUKIMI

  • Bachelor në Kontabilitet dhe Financa ose të ngjajshme që lidhen me profilin dhe përvojën.
    AFTËSITË KRYESORE / KUALIFIKIMI
  • Përvojë pune min 2 vite si Teknike e kontabiliteti ose Zyrtare Financiare.
  • Njohuri të mira të proceseve financiare dhe parimeve bazë të standardeve të kontabilitetit.
  • Njohuri të mira të programit Microsoft Excel dhe përdorimit të softuerëve të kontabilitetit.
  • Përvoja e mëparshme në financa ose kontabilitet, veçanërisht në institucione shëndetësore, përbën përparësi.
  • Certifikata për teknike e kontabilitetit nga SCKAK e preferuar.

DOKUMENTET E BASHKANGJITURA

  • Curriculum Vitae (CV)
  • Kopje e Letërnjoftimit
  • Kopje e Diplomës

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes email info@prishtinahospital.com

Afati: 6 nëntor 2026 · edhe 13 ditë
Apliko tani
Prishtina Hospital
Shëndetësi, Medicinë
0Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 06/11/26 (13 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë