Shitëse në Showroom (Prizren)
Në kuadër të rritjes dhe zgjerimit të vazhdueshëm të kompanisë, Siesta Comfort shpall konkurs për pozitën Shitëse në Showroom.
Kërkojmë një kandidate komunikative, të përgjegjshme dhe të motivuar, e cila do të bëhet pjesë e ekipit tonë dhe do të kontribuojë në ofrimin e shërbimit cilësor për klientët.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pritja, këshillimi dhe shërbimi profesional i klientëve.
- Prezantimi i produkteve dhe informimi mbi karakteristikat e tyre
- Realizimi i shitjeve dhe përmbushja e objektivave të përcaktuara.
- Pranimi, regjistrimi dhe përcjellja e porosive.
- Organizimi dhe mirëmbajtja e showroom-it.
Kualifikimet dhe kriteret:
- Përvoja në shitje përbën përparësi.
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Njohuri bazike të përdorimit të kompjuterit.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi organizative.
- Qasje profesionale dhe orientim drejt klientit.
Ne ofrojmë:
- Ambient pune profesional dhe motivues.
- Pagë konkurruese.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë.
Aplikoni duke dërguar CV-në dhe të dhënat tuaja për shqyrtim në numrin: 044 409 476 si dhe ne emailin: hr@siestacomfort.com
