KosovaJob arrinë bashkëpunim me Agjencinë e Lajmeve “KosovaPress”

KosovaJob arrinë bashkëpunim me Agjencinë e Lajmeve “KosovaPress”

	 	 

Rrjeti i ndërmjetësimit në punësim KosovaJob, ka arritur edhe një tjetër marrëveshje shumë të rëndësishme. Kësaj radhe, me Agjencinë e Pavarur të Lajmeve në Kosovë “KosovaPress” .

Shumë shpejt, në KosovaPress do të mund të shihni një hapësirë të veçantë, dedikuar publikimeve të KosovaJob. Në atë hapësirë do të gjeni shpallje të punës, artikuj të ndryshëm të cilët trajtojnë tema punësimi, storje suksesi, etj.

Ndërsa, në ballinën e KosovaJob do të ndahet një hapësirë vetëm për lajmet e fundit të KosovaPress-it dhe do të njoftoheni vazhdimisht për vendet e lira të punës nga kjo agjenci.

Krejt ky bashkëpunim u realizua me qëllim të afrimit me punëkërkuesit dhe ndikimit pozitiv në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

KosovaPress është Agjenci e Pavarur e Lajmeve, e themeluar me 4 janar të vitit 1999, e cila ofron shërbim të përditshëm të lajmeve (7 ditë në javë) nga Kosova, rajoni e bota, në fusha të ndryshme të veprimtarisë. KosovaPress gjithashtu ofron edhe transmetime live, nga vendi i ngjarjes, në Kosovë dhe jashtë vendit.

Kurse, KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i cili për 9 vite radhazi ka ndihmuar në një numër të madh ndërmjetësimesh në punësim. 

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC