1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

SHPALLJE PUNE: TEKNIK/E I/E RADIOLOGJISË

AGS Corporation, kompani lidere në distribuimin e pajisjeve dhe materialeve mjekësore të avancuara, po zgjeron ekipin dhe kërkon një Teknik/e të Radiologjisë të motivuar për të punuar me teknologji moderne të imazherisë diagnostike.

Pozita përfshin mbështetje klinike dhe aplikative, demonstrime të pajisjeve dhe bashkëpunim me mjekët, klientët dhe ekipet tona të shitjes dhe instalimit.

Përgjegjësitë kryesore

  • Mbështetje gjatë instalimit, konfigurimit, testimit funksional dhe demonstrimit të pajisjeve të imazherisë diagnostike.
  • Asistim aplikativ për ultrazë, rezonancë magnetike (MRI), tomografi të kompjuterizuar (CT), rëntgen (X-ray), mamografi, DEXA dhe sisteme të ngjashme.
  • Trajnim fillestar i stafit klinik për përdorimin e pajisjeve, sipas kompetencave dhe pas trajnimeve nga kompania/prodhuesi.
  • Vizita në spitale dhe klinika për mbështetje të përdoruesve, mbledhje të feedback-ut dhe evidentim të nevojave klinike.
  • Bashkëpunim me ekipet teknike dhe të shitjes gjatë prezantimeve, demonstrimeve dhe aktiviteteve në terren.

Kualifikimet e kërkuara

  • Studime të përfunduara ose në fazën përfundimtare në drejtimin Teknik i Radiologjisë / Teknologji e Imazherisë Mjekësore.
  • Njohuri bazë teorike dhe/ose praktike për ultrazë, MRI, CT, X-ray, mamografi dhe modalitete të tjera radiologjike.
  • Njohuri për parimet e imazherisë diagnostike, sigurinë e pacientit dhe mbrojtjen nga rrezatimi.
  • Gatishmëri për trajnime shtesë profesionale, teknike dhe klinike, brenda dhe jashtë vendit.
  • Aftësi të mira komunikimi, punë në ekip dhe interes për teknologjitë e reja mjekësore.
  • Gatishmëri për punë në terren dhe udhëtime sipas nevojës; njohja e gjuhes anglishtes është e domosdoshme.
  • Përvoja paraprake në institucion shëndetësor ose me pajisje të imazherisë përbën avantazh, por nuk është kusht.

Çfarë ofron AGS Corporation

  • Trajnime të specializuara teknike dhe aplikative nga kompania dhe partnerët prodhues.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe pjesëmarrje në trajnime ndërkombëtare.
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe bonuse të bazuara në performancë.
  • Perspektivë afatgjatë karriere dhe avancimi në sektorin e teknologjisë mjekësore.

Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në: gramosb@agskosovo.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet