KosovaJob
Të gjithë artikujt
6 Maj 2019 · 2 min leximi

Cilat nivele të shkollimit kërkohen më shumë në treg të punës?

Kriteret e punës janë ndër gjërat thelbësore të cilave duhet kushtuar vëmendje kur merrni për shqyrtim një konkurs pune. Rëndësi të veçantë ka pjesa e shkollimit. Në pozitat e punës gjithandej botës kërkohen nivele të ndryshme të shkollimit.

Cilat nivele të shkollimit kërkohen më shumë në treg të punës?
				 	 

Nivelet kryesore të arsimimit që kryesisht kërkohen nëpër konkurset e punës nga kompanitë në Kosovë janë:

  • Shkollimi i mesëm
  • Shkollimi universitar 

Nga disa të dhëna të grumbulluara nga platforma e punësimit KosovaJob, prej 100% të konkurseve të publikuara në këtë rrjet përgjatë vitit 2018,  nga kompani të ndryshme kosovare,  91% e tyre kërkojnë kandidatë që posedojnë diplomën Bachelor, duke pasuar me 6.4% që kërkojnë vetëm diplomën e shkollës së mesme derisa 3% janë në kërkim të kandidatëve që posedojnë diplomën Master. 0 është përqindja e konkurseve ku kërkohet niveli PHD.

Ndërkohë, sipas anketës së fuqisë punëtore të tre mujorit të tretë të vitit 2018, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, punësimi sipas nivelit arsimor poashtu përkon me të dhënat e nxjerra nga KosovaJob. Raporti i ASK-së njofton se sa më i lartë shkollimi, aq më të mëdha do të jenë gjasat për t’u punësuar.

Në këtë raport thuhet se 65.8% e të punësuarve në Kosovë kanë arsimim terciar.

Krahas kësaj, vlen të theksohet se statistikat e arsimit të vitit 2017/18, tregojnë se numri më i madh i nxënësve në Kosovë mësojnë në shkollat profesionale. Kjo nënkupton se ata me përfundimin e shkollës së mesme, veçse marrin zanat për një punë të caktuar, pavarësisht se a ka nevoja në tregun e punës.

46 mijë e 205 nxënës ndjekin mësimin në shkollat e larta profesionale, kurse 40 mijë e 608 nxënës të tjerë janë në gjimnaze.

Ky artikull është prodhim i KosovaJob – Rrjetit më të madh të punësimit në Kosovë. Për çdo informatë kontakto 045 111 414 apo info@kosovajob.com

TAGS: KosovaJob, Artikulli i Javes, Vende Pune, Njoftime Pune, Oferta Pune, Portal Pune, Lyp Pune, Vende te lira Pune, Kerko Pune

SHPALLJE PUNE

Quality Assurance Coordinator (Part Time)
Disa lokacione9 ditë
Punëtore në Kuzhinë / Shërbim
Prishtinë8 ditë
Projektleiter / Operations Manager (m/w/d)
Fushë KosovëSkadon: SOT
Mekanik i Makinerive Bujqësore (Rahovec)
E re
Rahovec29 ditë
Executive Director, Festival Producer
Prizren11 ditë
Drejtor, Zëvendës Drejtor
Drenas21 ditë