KosovaJob ofron mbështetje për vizitorët e saj nëpërmjet Live Chat

	 	 

Shpeshherë vizitorët e webfaqes së një kompanie, kanë shumë pyetje lidhur me shërbimet e saj, për të cilat mund të presin mbase gjatë për të marrë një përgjigje. Rrjetet sociale vazhdojnë të mbesin një formë e përshtatshme për të lehtësuar ndërveprimin e bizneseve me audiencën por jo gjithmonë komunikimi zhvillohet në kohë reale.

KosovaJob, e cila së fundmi hyri në mesin e webfaqeve me performancën më të mirë në Kosovë e Shqipëri, sipas alexa.com (që është një ndër burimet më të mira në botë për të vlerësuar përmirësimin e performancës së një webfaqe-je), tashmë po sjellë edhe një shërbim tjetër për vizitorët e saj, bisedën e drejtpërdrejt. Vizitorët e KosovaJob, nuk do të presin me orë për të marrë përgjigje, biseda e drejpërdrejt, do të mundësojë shërbim akoma më cilësor.

Të gjithë ata që kanë pyetje apo paqartësi lidhur me publikimet e KosovaJob apo shërbimin në përgjithësi, tanimë do ta kenë shumë të thjeshtë t’i sqarojnë ato, e këtë në kohë reale.

Çka nënkupton një live chat (bisedë e drejtpërdrejt)?

Live chat është një shërbim online i komunikimit në një webfaqe të caktuar, i cili përdoret për të lehtësuar komunikimin direkt të vizitorëve me personat e një kompanie apo biznesi. Personi adekuat nga një kompani e caktuar, ofron zgjidhje në pyetjet e secilit individ lidhur me shërbimet e kompanisë.

Çka do të mundësojë live chat-i i KosovaJob?

Në këtë rubrikë, të gjithë vizitorët të cilët kanë pyetje rreth konkurseve të punës apo paqartësi lidhur me ndonjë shërbim të kompanisë KosovaJob, do të kenë mundësinë të komunikojnë me ekipin e kompanisë drejtpërdrejt dhe do të ofrohen zgjidhjet e duhura. Vizitorët do të mund të komunikojnë me ekipin e KosovaJob në një interval kohor prej orës 9:00 deri në orën 12:00, duke vazhduar mëpastaj nga ora 13:00 deri në orën 17:00, kur ky shërbim mbyllet deri te nesërmen. Bisedë të drejtpërdrejt me stafin e KosovaJob, vizitorët do të mund të zhvillojnë nga e hëna deri të premten, duke nisur nga data 15.04.2019.  

Kohëve të fundit, KosovaJob ka shënuar suksese në prurjen e dy shërbimeve të reja në Kosovë, si plaftorma CV Krijuesi që mundëson krijimin e një CV-je profesionale dhe “SIMBA”,  që  lehtëson procesin e rekrutimit për të gjitha bizneset të cilat hapin konkurse pune.

Certifikimi me standardin për cilësi ISO 9001:2015 nga organizata e mirënjohur botërore Buroeo Veritas me filiale në Paris, ka rritur profesionalizmin dhe kredibilitetin e kompanisë, duke e bërë KosovaJob kompaninë e parë të ndërmjetësimit në punësim në Kosovë, të certifikuar me këtë standard.

 

Ky artikull është prodhim i KosovaJob – Rrjetit më të madh të punësimit në Kosovë. Për çdo informatë kontakto 045 111 414 apo info@kosovajob.com

TAGS: KosovaJobArtikulli i javesVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC