Pas suksesit të platformës CV Krijuesi që mundëson krijimin e një CV-je profesionale, KosovaJob tashmë do të sjellë edhe një tjetër platformë të titulluar “SIMBA”, kësaj radhe për të lehtësuar procesin e rekrutimit për të gjitha bizneset të cilat hapin konkurse pune.
SIMBA që do të thotë Sistemi i Menaxhimit Bazë të Aplikuesve, do të mundësojë filtrim më të shpejtë dhe më të thjeshtë të kandidatëve nga vetë bizneset që kanë hapur konkurse pune.
Përmes këtij sistemi, të gjitha bizneset do të kenë mundësinë te krijojnë bazën me të dhënat e të gjithë kandidatëve që kanë aplikuar për pozita përkatëse, pa pasur nevojë që aplikimet të vijnë nëpërmjet emailave, gjë që e vështirëson jashtëzakonisht shumë përzgjedhjen e kandidatëve në mënyrë profesionale.
Ndër gjërat thelbësore të kësaj platformeje janë:
Çka e lehtëson procesin akoma më shumë është edhe njoftimi i kandidatëve. Ata do të njoftohen automatikisht kur kompania ta ketë pranuar aplikacionin e tyre, e gjithashtu edhe në rast të mospërzgjedhjes së tyre.

Kujtojmë se rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë “KosovaJob”, së fundmi është certifikuar me standardin për cilësi ISO 9001:2015 nga organizata e mirënjohur botërore Buroeo Veritas me filiale në Paris, duke u bërë kështu kompania e parë e ndërmjetësimit në punësim në Kosovë e certifikuar me këtë standard dhe duke vërtetuar edhe njëherë cilësinë e saj.
simba@kosovajob.com, është email zyrtar ku mund të shkruajnë të gjitha bizneset e interesuara për më shumë demonstrim rreth kësaj platformeje.
Ky artikull është prodhim i KosovaJob – Rrjetit më të madh të punësimit në Kosovë. Për çdo informatë kontakto 045 111 414 apo info@kosovajob.com
TAGS: KosovaJob, Artikulli i javes, Vende Pune, Njoftime Pune, Oferta Pune, Portal Pune, Lyp Pune, Vende te lira Pune, Kerko Pune