Një CV e shkruar mirë mund të vulos karrierën tuaj. Kjo pasi që CV-ja është njoftimi i parë i punëdhënësit me kandidatin, përshtypjet e para për të vijnë pikërisht përmes CV-së.
Mundësitë për krijimin e një CV-je profesionale në Kosovë janë të pakta. Duke e parë këtë boshllëk, rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, KosovaJob, po vjen me një risi në këtë drejtim.
Me datë 2 prill të këtij viti, KosovaJob do të bëjë zyrtarisht lansimin e CV-krijuesit, një platformë kjo e cila mundëson krijimin e një CV-je profesionale e cila përmban të gjitha të dhënat e nevojshme rreth një personi. Për të pasur qasje në krijimin e CV-së, ju fillimisht duhet të krijoni një llogari tuajen në webfaqen e KosovaJob. Pasi të regjistroheni, do të keni mundësinë të kyçeni me email-in dhe fjalëkalimin tuaj dhe njekohësisht të ruani më shumë se një CV. Në rast se dëshironi të hapni llogari, mund ta shkarkoni direkt CV-në tuaj.
Që një CV të jetë e kompletuar, të dhënat duhet të jenë të strukturuara mirë. CV krijuesi i KosovaJob do ta mundësojë këtë gjë. Këto të dhëna kategorizohen si vijon:

Kjo platformë mundëson edhe eksportimin e disa llojeve dhe dizajneve të CV- së. Poashtu, pos mundësisë për të krijuar CV-në, ekziston edhe mundësia për të bërë përmirësimet e nevojshme pas krijimit të saj. Kjo nënkupton se njerëzit që krijojnë një CV nëpërmjet formatit të KosovaJob, do të mund të kthehen aty për ta përditësuar atë sa herë që ata e konsiderojnë të nevojshme.
Stafi i Kosovajob do të ofrojë mbështetje për të interesuarit në rast nevoje apo paqartësie gjatë këtij procesi. E mira e gjithë këtij shërbimi është se ofrohet pa pagesë!
Kujtojmë se rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë “KosovaJob” është certifikuar me standardin për cilësi ISO 9001:2015 nga organizata e mirënjohur botërore Buroeo Veritas me filiale në Paris, duke u bërë kështu kompania e parë e ndërmjetësimit në punësim në Kosovë e certifikuar me këtë standard dhe duke vërtetuar edhe njëherë cilësinë e saj.
Ky artikull është prodhim i KosovaJob – Rrjetit më të madh të punësimit në Kosovë. Për çdo informatë kontakto 045 111 414 apo info@kosovajob.com
TAGS: KosovaJob, Artikulli i javes, Vende Pune, Njoftime Pune, Oferta Pune, Portal Pune, Lyp Pune, Vende te lira Pune, Kerko Pune