KosovaJob, pjesëmarrëse në konferencën e parë të burimeve njerëzore në Kosovë

	 	 

Në Prishtinë, ditë më parë u mbajt konferenca e parë e burimeve njerëzore në Kosovë me temën “Zhvillimi i burimeve njerëzore”.  Kjo konferencë u mbajt në kuadër të aktivitetit përmbyllës të projektit të titulluar "Lehtësimi i lidhjes së tregut të punës me sistemin arsimor në Kosovë", i cili u implementua nga KHRA – Kosovo Human Resources Association/Shoqata e Burimeve Njerëzore të Kosovës.

Konferenca grumbulloi njerëz me ndikim nga fusha e burimeve njerëzore në Kosovë dhe jashtë vendit. Mbi 190 profesionistë të burimeve njerëzore, udhëheqës biznesesh, studentë dhe staf akademik morën pjesë në këtë konferencë, ndërsa folës ishin ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë të burimeve njerëzore.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin edhe përfaqësues të kompanisë më të madhe të ndërmjetësimit në punësim “KosovaJob”.

Për ekipin e KosovaJob, konferenca ishte e një rëndësie të veçantë ngase për qëllim kryesor pati ngritjen e vetëdijes për hendekun e krijuar në mes të kërkesës në tregun e punës dhe kompetencave aktuale, si dhe adresimin e sfidave të cilat mund të hasem gjatë procesit të mbylljes së këtij hendeku.

Duke e pasur parasysh gjendjen aktuale të tregut të punës në Kosovë që vazhdon të karakterizohet me një shkallë të lartë të papunësisë, Drejtori i KosovaJob, Arion Rizaj, theksoi se konferenca adresoi çështje shumë të rëndësishme për çdo kompani, aktiviteti i së cilës është në burime njerëzore. Ndaj, edhe pjesëmarrja në një konferencë të tillë, sipas tij ishte shumë e frytshme për KosovaJob.

Rizaj shtoi se organizime të tilla janë gjithmonë të mirësëardhura për kompaninë që ai udhëheq.

Gjatë konferencës, u administrua edhe një anketë online me të pranishmit rreth përkushtimit të kompanive/institucioneve ndaj qëndrueshmërisë, sfidave kryesore të qëndrueshmërisë dhe nivelit të stresit në vendin e punës.

Lidhur me këtë të fundit, duhet nënvizuar se rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë “KosovaJob”  kohëve të fundit është certifikuar me standardin për cilësi ISO 9001:2015 nga organizata e mirënjohur botërore Buroeo Veritas me filiale në Paris, duke u bërë kështu kompania e parë e ndërmjetësimit në punësim në Kosovë e certifikuar me këtë standard dhe duke vërtetuar edhe njëherë cilësinë e saj.

Organizatorët e kësaj konference zgjeruan akoma më shumë përmbajtjen e kësaj ngjarjeje, duke përfshirë tema më gjithëpërfshirëse nga fusha e burimeve njerëzore. Temat që u trajtuan gjatë këtij organizimi ishin:

  • Rëndësia dhe zhvillimi kronologjik i burimeve njerëzore në Kosovë
  • Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe qëndrueshmëria
  • Aftësitë e organizatave për t’u adaptuar
  • Digjitalizimi i proceseve të menaxhimit të burimeve njerëzore
  • Sfidat e ndërtimit të ekipit dhe mbajtjes së stafit në bizneset nga sektorët me rritje të shpejtë.

Konferenca u përmbyll me një sesion trajnimi me temën “Fokusi në talent dhe planifikimi i zëvendësimeve: metodat alternative të të mësuarit”.

Sipas KHRA, si organizatore e konferencës, arritja më e madhe e kësaj konference ishte mbledhja e një numri të madh të profesionistëve të burimeve njerëzore në një vend ku mund të shkëmbenin kontakte, përvoja dhe sfidat me të cilat ballafaqohen çdo ditë në vendin e tyre të punës.

Kjo konferencë, pos që dha një pasqyrë të gjendjes aktuale të fushës së burimeve njerëzore në Kosovë dhe më gjerë, të trendeve të zhvillimit dhe sfidave me të cilat kompanitë dhe institucionet ballafaqohen gjatë modernizimit të proceseve të menaxhimit të burimeve njerëzore, ajo gjithashtu shërbeu si mundësi rrjetëzimi për profesionistët e burimeve njerëzore.

Projekti, në kuadër të së cilit u organizua kjo konferencë, u financua nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe u zbatua nga KHRA – Kosovo Human Resources Association/Shoqata e Burimeve Njerëzore të Kosovës.

Ky artikull është prodhim i KosovaJob – Rrjetit më të madh të punësimit në Kosovë. Për çdo informatë kontakto 045 111 414 apo info@kosovajob.com

TAGS: KosovaJobArtikulli i javesVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC