Ngjarje të reja ndodhin çdo muaj brenda KosovaJob, ku lidhja mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve vetëm se rritet. Të rejat e këtij muaji kanë të bëjnë me klientët tanë në platformën SIMBA, me intervista në platforma informuese e ngjarje të tjera që e rrisin kulturën pozitive brenda kompanisë sonë. T’i kuptojmë së bashku disa nga ngjarjet që kanë karakterizuar gushtin te ne!
Korriku me një aventurë në Matka
Ekipi i KosovaJob përgjatë muajit korrik ka gjetur freskinë në bukuritë e Kanionin Matka! Në një eksplorim të bukurive atje dhe aktiviteteve argëtuese është karakterizuar një nga fundjavat relaksuese të stafit. Aktivitete si këto ndihmojnë në ndryshimin e rutinës dhe njohjes së njëri-tjetrit në një nivel më të thellë.
Një e premte e veçantë relaksi dhe punë për ekipin e KosovaJob
Në Ditën Botërore të Relaksimit, ekipi i KosovaJob ka vendosur më të vërtetë të relaksohet në një ambient të rrethuar me gjelbërim. Ekipi është zhvendosur nga zyret ku kalojnë zakonisht orarin e punës për në restorantin E.dh.e për të punuar nga atje. Evente si këto ndihmojnë për tu rifreskuar dhe për të vazhduar punën me energji të reja në dinamikat që na presin! 😊
24% e klientëve të Kosovajob e përdorin SIMBA-n
24 % e klientëve të KosovaJob i kanë besuar platformës SIMBA për të arritur kandidatët e tyre ideal. Kjo është një arritje që e ka karakterizuar këtë muaj pasi që i bën klientët më të lidhur me platformën tonë për të krijuar urën e tyre të punësimit. SIMBA është Sistemi i Menaxhimit Bazë të Aplikuesve dhe është një platformë që u mundëson punëkërkuesve të krijojnë profile profesionale, të krijojnë CV digjitale, të marrin përditësime për konkurset e reja, si dhe opsionin “Let Employer Find Me”, që ju mundëson të bëhen më të dukshëm të punëdhënësit. Kjo gjithashtu ndikon në filtrim më të shpejtë dhe më të thjeshtë të kandidatëve nga vetë bizneset që kanë hapur konkurse pune, si dhe u lehtëson bizneseve që të kenë bazën me të dhënat e të gjithë kandidatëve.
KosovaJob në GenVox për interesimin e të rinjve për punë
KosovaJob kontribuon vazhdimisht në diskursin publik sa i përket temave që lidhen me punësimin. Përgjatë muajit Gusht ka qenë pjesë një vide-storja nga platforma GenVox, ku janë ndarë pikëpamje sa i përket interesimit të të rinjve për punësim dhe për fushat në të cilat ata janë më të interesuar për të punuar.
Egzona, anëtarja më e re në KosovaJob dhe HumanPower
Egzona Luboteni është anëtarja më e re e ekipit. Ajo i është bashkuar ekipit të HumanPower që është pjesë e familjes së KosovaJob, si Administratore e Rekrutimit. Egzona ka ardhur me një përvojë të gjatë në fushën e edukimit dhe ligjërimit në kolegjet e njohura kosovare, organizata joqeveritare dhe në institucione bankare. Me një motiv të jashtëzakonshëm, ajo e ka përmbyllur muajin e parë të punës në KosovaJob dhe HumanPower duke nisur kontributin e saj në misionin tonë të përbashkët në fushën e rekrutimit!❤️