Gabimet që duhet shmangur gjatë një interviste pune përmes telefonit

	 	 

Tashmë e keni dërguar CV-në tuaj. Cka mbetet është të prisni telefonatën nga kompania në të cilën keni aplikuar. Kandidatët që duan të bëhen pjesë e një kompanie apo institucioni konkret është e rëndësishme që të njohin disa aspekte themelore që kanë të bëjnë me intervistën dhe metodat e tjera që një punëdhënës mund të praktikojë me kusht që një person ta bëjë pjesë të kompanisë së tij. Shpeshherë kompanitë e ndryshme përdorin në fillim metodën e intervistimit nëpërmjet telefonit para se t’i ftojnë kandidatët për një intervistë fizikisht. Intervistat e punës nëpërmjet telefonit kryesisht zgjasin deri në 15 minuta dhe i shërbejnë rekruterëve të kuptojnë nëse një kandidat është i përshtatshëm për punën që po kërkohet.

Në momentin që dëshironi të aplikoni për një vend pune duhet të keni kujdes të ecni në mënyrën më të sigurt të mundshme që nga hapat e parë të aplikimit e deri në ata përfundimtar që kanë të bëjnë me përzgjedhjen nga ana e punëdhënësit. Dërgimi i dokumentacionit të nevojshëm, thirrja për t’u bërë pjesë e intervistës, testimi nëpërmjet telefonit, përshkrimi i detyrave të punës dhe përzgjedhja e kandidatit jo vetëm që kërkojnë përgatitje të nevojshme profesionale por në të shumtën e rasteve mund të paraqiten edhe si situatë mjaft stresuese për kandidatin që pretendon të bëhët pjesë e kompanisë ku edhe synon të ndërtohet profesionalisht.

Prandaj, në këtë artikull do të elaborohen disa aspekte që kanë të bëjnë me gabimet të cilat kandidati i interesuar për pozitën përkatëse duhet medoemos t’i shmang. Rekruterë të ndryshëm tregojnë se edhe nëpërmjet zërit ata janë të aftë të kuptojnë nëse se një kandidat  është i përshtatshëm për pozitën që është dhënë.

Rekruterja Zanë Havolli, nga kompania e rekrutimit HumanPower jep disa këshilla për të gjithë kandidatët që po presin një thirrje nga kompania ku kanë aplikuar. Ajo thotë se një thirrje telefonike nuk është gjithnjë vec ftesë për intervistë ngase jo gjithherë do të keni shansën që pas telefonatës të ftoheni për intervistë edhe fizikisht.

„Shfaqja e mirësjelljes është një ndër gjërat më të rëndësishme në kontaktin e parë me një kandidat e sidomos kur akoma nuk kemi rënë dakord për një takim. Kur takohesh fizikisht me një kandidat patjetër që dallon shumë nga një telefonatë dhe për këtë arsye është më e rëndësishme të ndërtohet afërsi dhe njëfarë besimi gjatë bisedës. Kandidatët duhet të vënë theksin tek rëndësia që ka kjo punë dhe pse kjo kompani është interesante per ta . Po ashtu, luan shumë rol edhe  interesimi i kandidatit rreth hapave të mëtutjeshëm.  Sa me pozitiv që është një kandidat, aq më të mëdha janë shancat për të ngelur në kujtesën e një rekruteri“, ka thënë Havolli.

Ndër këshillat e tjera që ajo jep, është t’i kushtohet vëmendje asaj se cka po flitet gjatë bisedës në mënyrë që diskutimi të mos shoqërohet me pauza në përgjigje nga ana e kandidatit ngase kjo mund të ndikojë në një përformancë më të dobët të tij. Sipas saj, motivimi i kandidatit vërehet nëse ai nuk tenton të jetë i pari të ndërpresë bisedën. Pra nëse biseda zgjat më shumë, probabiliteti që ai kandidat të jetë më afër punësimit është gjithnjë më i lartë.

Bazuar në përvojën e saj në rekrutim, Havolli theksoi se stresi është dicka e kuptueshme dhe vërehet qoftë edhe përmes telefonit por nuk është diçka që zbret pikët e një kandidati.

„Është normale që të mund të keni pak stres para një thirrjeje të tillë por ajo nuk zbret pikët tuaja, pasi ky është një hap i rëndësishëm i cili mund t’ju sjellë më afër punës suaj të ëndrrave. Këshilla ime do të ishte t’i kushtohet vëmëndje asaj se cka po flitet gjatë bisedës, dhe të mos ngatërrohet nga pyetja në pyetje apo biseda të karakterizohet me pauza apo përgjigje të shkurta. Nga përvoja ime si rekrutere, unë e vërej shumë shpejt nëse një kandidat është i përshtatshëm për pozitën të cilën ka aplikuar dhe mendoj që sa më shumë  të zgjasë biseda aq më të mira do të jenë shancat për të kaluar nëpër procesin e aplikimit. Mënyra se si flet një kandidat nëpërmjet telefonit me bën të zbuloj shumë rreth tij si psh qëllimet, vlerat dhe motivimi që e karakterizon atë“,

Ajo nënvizon se një rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet edhe të folurës, pra kandidatët duhet të kujdesën që të flasin sa më rrjedhshëm dhe të përçojnë qartë atë që duan apo mendojnë në lidhje me punën që kanë aplikuar.

Sipas saj, shumica e njerëzve zakonisht flasin shumë shpejtë dhe në këtë rast është mirë t’i kushtohet vëmëndje edhe frymëmarrjes që të mos transmetohet shumë pasiguri tek rekruteri.

Gjatë intervistës me KosovaJob, Havolli vuri theksin tek disa nga gabimet më të zakonshme që shumica e kandidatëve i bëjnë gjatë intervistimit me telefon. Ndër to, ajo përmendi edhe diskutimin e pagës me rekruterin, cka sipas saj konsiderohet e papranueshme meqë është diçka që duhet të diskutohet në një takim përballë. Gjithashtu, ajo këshillon kandidatët të mos e ndërrojnë numrin e tyre të telefonit sepse ka shumë raste kur ata e kanë ndërruar numrin e telefonit pasi që kanë aplikuar dhe si rrjedhojë kanë humbur mundësinë e intervistimit.

Ndonëse kompania e dërgon ftesën për intervistë edhe nëpërmjet email, rekruterja Havolli u rekomandon kandidatëve të mbajnë shënime rreth kësaj meqë jo çdoherë email mund të shërbejë si një përkujtues i mirë.

Që intervista të përmbyllet me sukses është shumë e rëndësishme mënyra se si përfundohet biseda.  Kandidatëve u sugjerohet ashtu siç e kanë nisur me mirësjellje edhe ta mbyllin bisedën. Pra, të përdorin fjali të tilla si „ Ju falemnderit për bisedën e mirë“ apo diçka ngjashëm.

 

Ky artikull është prodhim i KosovaJob – Rrjetit më të madh të punësimit në Kosovë. Për çdo informatë kontakto 045 111 414 apo info@kosovajob.com

TAGS: KosovaJob, Artikulli i javesVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

 

info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US