KosovaJob në mesin e webfaqeve me performancën më të mirë në Kosovë

	 	 

Pas certifikimit me standardin për cilësi ISO 9001:2015 nga organizata e mirënjohur botërore Buroeo Veritas me filiale në Paris, rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë “KosovaJob” tashmë ka shënuar edhe një tjetër sukses.

Sipas matjeve të alexa.com që është një ndër burimet më të mira në botë për të vlerësuar përmirësimin e performancës së një webfaqe-je, kompania e ndërmjetësimit në punësim KosovaJob tanimë ka hyrë në mesin e top 100 webfaqeve me performancën më të mirë në Kosovë dhe Shqipëri.

KosovaJob vazhdon të ketë rritje të jashtëzakonshme të vizitorëve. Vetëm në tre muajt e vitit 2019, ka një ngritje prej 229% krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Çelësi i këtij suksesi është përkushtimi dhe informatat cilësore të cilat e veçojnë këtë rrjet të punësimit.

Sipas të dhënave të siguruara nga Alexa, mbi 80% e audiencës e viziton platformën e punësimit KosovaJob nëpërmjet telefonit derisa pjesa tjetër qaset nga desktopi apo përmes tabletit.

Mbi 93% e këtyre përdoruesve janë qytetarë të Kosovës kurse pjesa tjetër janë nga shtetet e rajonit si Shqipëria, Maqedonia, e gjithashtu edhe nga shtetet ku ka përqindje të popullësisë shqiptare, si Gjermani, Zvicër si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

KosovaJob, çdo ditë ndihmon mijëra persona të gjejnë vende të punës në tregun e Kosovës. Ndër tjera, kjo platformë tashmë ka ardhur edhe me një risi. Pos publikimit të shpalljeve të punës, audienca e KosovaJob tanimë ka mundësinë të lexojë edhe artikuj nëpërmjet të cilëve ata marrin këshilla rreth tregut të punës.

Që nga themelimi e deri në ditët e sotme, KosovaJob vazhdon të mbetet ndër platformat e punësimit me më së shumti ndikim në Kosovë, e cila përmes publikimit të shpalljeve online ka arritur të rrisë shkëmbimin e fuqisë punëtore me kompanitë vendore dhe ndërkombëtare.

 

Ky artikull është prodhim i KosovaJob – Rrjetit më të madh të punësimit në Kosovë. Për çdo informatë kontakto 045 111 414 apo info@kosovajob.com

TAGS: KosovaJob, Artikulli i javesVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC