Prandaj, e rëndësishme për punë-kërkuesit është të përqendrohen tek industritë të cilat kanë me shumë konkurse të punës të hapura, e ku mbase mund ta gjejnë vetën shumë mirë. Duke u fokusuar në sektorët ku ka më shumë mundësi pune, rriten edhe shancat për punësim.
Për qytetarët e Kosovës, gjatë vitit 2018 janë ofruar një numër i konsiderueshëm i ofertave të punës nga kompani të ndryshme.
Sipas disa të dhënave të grumbulluara nga rrjeti i punësimit KosovaJob, gjatë vitit 2018 industritë kyçe me numër më të madh të shpalljeve të punës janë kryesisht shitje, menaxhment, administratë etj.
Nga konkurset e publikuara në rrjetin më të madh të punësimit KosovaJob, industritë me më shumë konkurse të punës janë si më poshtë:
- 12%, në shitje
- 12% në menaxhment
- 10% në administratë
- 8% në banka
- 8% në edukim
- 6% në informatikë
- 5% në juridik
- 5% në telekomunikim
- 4% në shëndetësi
- 4% në financa
Përqindje pak më e ulët e konkurseve është hasur në industri të ndryshme si: marketing, hoteleri, mekanikë, ekonomi, gastronomi, ndërtimtari, logjistikë, arkitekturë, shkenca & hulumtim, kontabilitet, arte dhe dizajne, transport, konsulencë, elektronikë, kontabilitet, media, përkthim, sigurim, auditim.

Ndonëse tregu i punës në Kosovë është pak i ndërlikuar dhe ndryshon vazhdimisht, gjetjet tregojnë se konkurset e punës nuk mungojnë.
Pavarësisht kësaj, Agjencia e Statistikave të Kosovës në Anketën e Fuqisë Punëtore për tremujorin e tretë të vitit 2018 informon se një numër i madh i të rinjve në Kosovë janë krejtësisht të shkëputur nga tregu i punës.
Vlen të theksohet se fuqia punëtore kryesisht kërkohet në qytetin e Prishtinës. 90% e konkurseve të publikuara edhe gjatë vitit 2018 janë nga kompani, selitë e të cilave janë në Prishtinë.

Ky artikull është prodhim i KosovaJob – Rrjetit më të madh të punësimit në Kosovë. Për çdo informatë kontakto 045 111 414 apo info@kosovajob.com
Për të parë konkurset më të reja të punës, vizito : www.kosovajob.com
TAGS: KosovaJob, Artikulli i javes, Vende Pune, Njoftime Pune, Oferta Pune, Portal Pune, Lyp Pune, Vende te lira Pune, Kerko Pune