1

Zyrtare për Financa, Asistente Administrative, Mirëmbajtëse

Ruaj
Arbresh Group
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Zyrtare për Financa

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi i transaksioneve financiare ditore të kompanisë.Përgatitja e pasqyrave financiare mujore dhe vjetore.
  • Mbajtja dhe përditësimi i evidencave të shpenzimeve, të ardhurave dhe faturave.
  • Bashkëpunimi me kontabilistin e jashtëm dhe audituesit për raportime financiare.
  • Menaxhimi i pagesave ndaj furnitorëve dhe arkëtimi nga klientët.
  • Përcaktimi dhe ndjekja e buxheteve të brendshme

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Financa, Kontabilitet ose Ekonomi.
  • Minimum 1 vite përvojë në pozita financiare apo kontabilitet.
  • Njohje e mirë e standardeve të raportimit financiar dhe praktikave kontabël.
  • Përdorim i programeve kontabël (si QuickBooks, Excel i avancuar ose programe të ngjashme).
  • Saktësi, përgjegjësi dhe aftësi për punë nën afate kohore.

Asistente Administrative me Gjuhë Angleze

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi i komunikimit të përditshëm përmes e-mailit dhe telefonit në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Organizimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit administrativ të kompanisë.
  • Përgatitja e raporteve, shkresave dhe dokumenteve zyrtare.
  • Koordinimi i takimeve, orareve dhe aktiviteteve administrative.
  • Ofrimi i mbështetjes administrative për menaxhmentin dhe departamentet e tjera.
  • Pranimi dhe orientimi i vizitorëve, si dhe menaxhimi i korrespondencës hyrëse dhe dalëse.
  • Kryerja e detyrave të tjera administrative sipas nevojave të kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare ose studente në Administratë, Gjuhë Angleze, Menaxhment, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
  • Përvojë pune në pozita administrative përbën përparësi, por nuk është e domosdoshme.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
  • Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe për menaxhimin e kohës.
  • Saktësi, përgjegjësi dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Mirëmbajtëse

Përgjegjësitë kryesore:

  • Kujdesi për mirëmbajtjen dhe rregullin e ambienteve të punës.
  • Kryerja e detyrave të caktuara nga punëdhësi.

Inkurajohen të gjithë kandidatet e interesuara të cilat i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës elektronike info@arbreshgroup.com deri me datën 07.08.2026.

Për detaje më të hollësishme ju lutem të na kontaktoni në numrin e telefonit: 045/200/000

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet