1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Shield Recruitment & HR kërkon Auditor i Brendshëm (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara për sigurime në vend.

Vendi i Punës: Prishtinë 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Angazhohet në kryerjen e detyrave audituese dhe përfundimin e angazhimeve të auditimit të brendshme, nën mbikëqyrjen dhe bashkëpunimin me Udhëheqësin e Departamentit të Auditimit të Brendshëm.
  • Përgatit programet e auditimit, dokumenton punën në mënyrë të strukturuar dhe profesionale.
  • Analizon të dhënat financiare, operative dhe të sistemeve për të identifikuar mospërputhje, rreziqe apo dobësi në kontrolle.
  • Harton raporte të qarta dhe të strukturuara me gjetjet dhe rekomandimet përkatëse.
  • Siguron përputhshmëri me politikat e brendshme, procedurat dhe legjislacionin përkatës.
  • Angazhohet në auditimet ad-hoc, sipas kërkesës së Komitetit të Auditimit ose Bordit të Drejtorëve.
  • Monitoron zbatimin e rekomandimeve të auditimeve të mëparshme, si dhe rekomandimeve nga Auditorët e Jashtëm dhe BQK-ja.
  • Kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të metodologjisë dhe praktikës së auditimit.
  • Zhvillon njohuritë profesionale përmes trajnimeve dhe përditësimeve të vazhdueshme.
  • Menaxhimi i mirë i kohës në dispozicion për kryerjen e detyrave të deleguara si dhe kryerja e detyrave sipas prioriteteve  dhe objektivave të përcaktuara.
  • Sipas nevojës, kryen detyrat shtesë që ndërlidhen me pozitën e punës e që janë në pajtueshmëri me kërkesat ligjore dhe aktet e brendshme të kompanisë.  

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare (BA) në Ekonomi, Administrim Biznesi ose Financa. 
  • Përvojë të punës në Auditim të Brendshëm, Auditim të Jashtëm ose Kontroll të Brendshëm. 
  • Nivel i avancuar i gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Nivel i avancuar i Microsoft Office.
  • Aftësi analitike dhe organizative si dhe komunikuese
  • Objektiviteti, integriteti dhe profesionalizmi.
  • Analitike dhe mendim kritik.
  • Për të punuar në ekip dhe si dhe i/e pavarur. 
  • Planifikuese dhe në përcaktimin e prioriteteve.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment  https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 11 Gusht 2026 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet