KosovaJob
Të gjithë artikujt
18 Korrik 2025 · 2 min leximi

13 vjet histori, KosovaJob ju fton në një mbrëmje për të zbuluar të ardhmen

Platforma #1 e punësimit, KosovaJob, këtë vit feston 13 vite histori - një udhëtim që nuk matet vetëm me vite, por me ndikim, me njerëz dhe me mundësi që janë bërë realitet e ëndrra që janë realizuar. Tani po ftojmë të gjithë bashkëpunëtorët/ kompanitë që të ecim drejt në hapin e radhës në një festë të përbashkët.

13 vjet histori, KosovaJob ju fton në një mbrëmje për të zbuluar të ardhmen
				 	 

Që nga dita e parë, qëllimi ka qenë i qartë: të krijohet një vend ku punëkërkuesit dhe punëdhënësit në një platformë që secili ia beson hapin e ardhshëm. Sot, kjo platformë është bërë zgjedhja e parë për ata që duan ta ndërtojnë të ardhmen me themel të sigurt qoftë për karrierë personale apo për ndërtimin e ekipeve të reja.

Për ta shënuar këtë përvjetor dhe për të forcuar më tej këtë rrugëtim të përbashkët, KosovaJob po organizon një mbrëmje të veçantë më 22 korrik. Në këtë ngjarje, përveç që do të festojmë pikat që e kanë bërë këtë rrugëtim histori suksesi, do të zbulohet edhe surpriza më e re e platformës - një produkt që do ta bëjë edhe më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të qartë rrugën drejt mundësisë.

Ky kapitull i ri ua paketon të ardhmen në një vend të vetëm dhe ju udhëzon hap pas hapi në rrugën drejt karrierës apo për ta gjetur më të mirin e industrisë për ekipin tuaj.

Më 22 korrik, nga ora 19:00, ju ftojmë ta festojmë këtë udhëtim së bashku në “Patio”, në zemër të Pejtonit. Deri këtu kemi ardhur duke ia kujtuar vetes se suksesi nuk matet vetëm me atë që arrijmë si individë, por me atë që ndërtojmë bashkë në një platformë ku mundësitë krijojnë profesionistët e duhur, e ata profesionistë krijojnë kompani që bëjnë ndryshimin aty ku ka më shumë nevojë.

Ju presim me zemër të hapur dhe  buzëqeshje!

 

SHPALLJE PUNE

Store Manager, Asistente e Shitjes (Prishtina Mall)
E re
Prishtinë28 ditë
Telefoninterviewer (m⁠/⁠w⁠/⁠d) für die Markt- und Meinungsforschung (Teilzeit/Vollzeit)
E re
Disa lokacione11 ditë
Financial Controller
Prishtinë28 ditë
Teknik/e / Laborant/e
Prishtinë7 ditë
Business Developer: Web Monetization & Digital Advertising
Prishtinë21 ditë
Junior Recruiter
Prishtinë28 ditë