1
12 pozita të ndryshme për tu bërë pjesë e Mobileri “Prishtina”

12 pozita të ndryshme për tu bërë pjesë e Mobileri “Prishtina”

	 	 

Mobileri “Prishtina” hap konkurs për 12 pozita pune

Mobileria “Prishtina” është dëshmuar tashmë në treg me produkte origjinale, të veçanta e shumë të rehatshme. “Mobileria “Prishtina” synon që të gërshetoj në produktet e tyre rehatinë, bukurinë dhe elegancën.

Të gjitha këto të prodhuara në Kosovë me përkushtim dhe cilësi të lartë. Mobileria “Prishtina” që ndodhet në Çagllavicë është adresë e produkteve elegante dhe të përshtatshme për qëndrim veçmas për qëndrim ditor dhe plotëson të gjitha nevojat esenciale për një ambient shtëpiak. Mobileri “Prishtina” po kërkon të punësojë profesionistë që i ndihmojnë ta çojnë përpara synimin e tyre për të nxjerrë në treg produkte cilësore, të dizajnuara dhe prodhuara me teknologjitë më të fundit.

Mobileri Prishtina

Mobileri “Prishtina” po kërkon dy arkitektë

Nëse doni të bëheni pjesë e dizajnimit të produkteve me stil dhe komoditet, atëherë kjo ëhtë pozita ideale për ju nëse keni studiuar apo keni përvojë në arkitekturë. Mobileria “Prishtina” po kërkon të punësoj dy arkitektë, të cilët duhet të jenë komunikativ, të kenë aftësi të kuptojnë nevojat dhe kërkesat e klientëve dhe të jetë fleksibil me orarin e punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë që kërkohen nga arkitektët është të krijojnë raporte të mira me klientëve të cilëve duhet prezantuar produktet, dizajnimin e projekteve të enterierit sipas kkërkesave të tyre. Arkitektët kërkohet të bëjnë përgatitjen e skicave dhe vizatimeve për prodhim. Arkitektët duhet të kenë njohuri për programet (ArchiCad,AutoCad ,SketchUp dhe programe tjera për vizualizim), përparësi te madhe kanë ata që e zotërojnë programin e CORPUS dhe kanë përvojë paraprake në këtë fushë.

Për më shumë rreth këtij konkursi klikoni mbi këtë link: https://kosovajob.com/jobs?id=21150

Mobileri “Prishtina” po kërkon dy montera në teren

Mobileri “Prishtina” po kërkon të punësojë dy montera të cilët duhet të operojnë në teren. Personat që do të aplikojnë në këtë pozitë duhet të jenë komunikativ dhe të gatshëm për tu përshtatur në ambiente të ndryshme duke u bazuar në kërkesat e klientëve. Lokacioni bazë i punës është në Çagllavicë.

Mobileri “Prishtina” po kërkon Dy Ndihmës Operator në Fabrikë, Tre Montera në Fabrikë, Një Mjeshtër ngjyre në Fabrikë dhe Katër Operatorë në Fabrikë.

Nëse keni mjeshtëri sa i përket fushës së produkteve të mobilieve dhe keni pasion montimin e tyre dhe ngjyrosjen atëherë vendi juaj ideal i punës është fabrika e mobilierisë “Prishtina” që ndodhet në Fushë Kosovë. Katër operatorët në Fabrikë që duan t’i bashkohen kësaj industrie nuk nevojitet të kenë përvojë paraprake, mund të startojnë në vendin e tyre të punës si fillestarë.

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që t’ i përgatisin për t’i dërguar këto dokumente më se largu deri më 10 qershor në mobileriprishtina@gmail.com. Dokumentet që nevojiten janë.

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollorë të mesme apo universitarë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Certifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale.
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet