KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE
Mjeshtër për Prodhimin e Dyerve dhe Dritareve nga Alumini dhe PVC-ja
Wintech SHPK shpall konkurs për pranimin e Mjeshtër për Prodhimin e Dyerve dhe Dritareve nga Alumini dhe PVC-ja.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Prodhimi i dyerve dhe dritareve nga alumini dhe PVC-ja sipas dokumentacionit teknik.
- Operimi me makineritë e prodhimit.
- Montimi i aksesorëve dhe përgatitja e elementeve për procesin e prodhimit.
- Kontrolli i cilësisë së produkteve gjatë gjithë procesit të prodhimit.
- Respektimi i standardeve të cilësisë, procedurave të punës dhe rregullave të sigurisë.
- Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e planit të prodhimit.
Kualifikimet:
- Përvojë pune në prodhimin e dyerve dhe dritareve nga alumini dhe/ose PVC-ja.
- Njohuri në përdorimin e makinerive të prodhimit.
- Përgjegjësi, përpikëri dhe aftësi për punë në ekip.
- Njohja e vizatimeve teknike përbën përparësi.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese sipas përvojës dhe performancës.
- Kontratë të rregullt pune.
- Kushte moderne pune.
- Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional.
Vendi i punës: Parku i Biznesit, Drenas
Aplikimi
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në office@wintech-va.com ose të kontaktojnë në numrin +383 49 120 021 për informata shtesë.
Afati i aplikimit: Deri më 15.08.2026.
Bëhu pjesë e ekipit të Wintech SHPK!