
ARTEFORM - Marka jonë e mobilieve ka krijuar projekte të bukura dhe funksionale që i kanë rezistuar kohës. Jemi të specializuar në dizajnimin dhe prodhimin e dhomave të ndejës, kuzhinave, dyerve, shkallëve, dhomave të gjumit etj.Shpallim konkurs për këto vende të punës:
- Monter në teren | 2 pozita
- Operator në CNC | 1 pozitë
- Mjeshtër i ngjyrosjes | 1 pozitë
- Ndihmës në sektorin e ngjyrosjes | 2 pozita
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:
- Monter në teren (2 pozita)
Përgjegjësitë:
- Montimi profesional i mobilieve, kuzhinave, dyerve, shkallëve dhe interiereve te klienti sipas planit dhe udhëzimeve nga Menaxheri i Projektimeve
- Leximi i skemave teknike dhe vizatimeve të prodhimit gjatë montimit
- Zgjidhja e detajeve teknike në teren me precizitet, profesionalizëm dhe kujdes ndaj produktit përfundimtar
Kërkesat:
- Përvoja e punës në montim të mobilieve është përparësi
- Posedimi i lejes së ngasjes (Kategoria B)
- Aftësi të mira bashkëpunimi, përgjegjësi dhe kujdes gjatë punës në objektet e klientëve
Operator në CNC (1 pozitë)Përgjegjësitë:
- Operimi dhe kontrolli i makinerisë CNC për prerje, shpime dhe gravime sipas skemave teknike të marra nga ekipi i arkitekturës
- Kontrolli i cilësisë së pjesëve të përpunuara para se të kalojnë në repartet e tjera të prodhimit
Kërkesat:
- Përvojë pune ose njohuri në operimin e makinerive CNC për përpunimin e drurit/paneleve
- Aftësi për të lexuar me precizitet vizatimet dhe specifikimet teknike
Mjeshtër i ngjyrosjes (1 pozitë)Përgjegjësitë:
- Përgatitja, përzierja dhe aplikimi me pistoletë i ngjyrave, lakave, bazave dhe primer-ave mbi MDF dhe dru, sipas kërkesave të projektit
- Kontrolli i cilësisë dhe mirëmbajtja e mjeteve të punës
Kërkesat:
- Përvojë pune në ngjyrosjen e mobilieve me pistoletë (poliuretan, ujore, lak, etj.)
- Njohuri të plotë të procesit të përgatitjes dhe aplikimit të sipërfaqeve
Ndihmës në sektorin e ngjyrosjes (2 pozita)Përgjegjësitë:
- Përgatitja dhe zmerilimi manual apo me makineri i elementeve të drurit dhe MDF-së para dhe pas primer-it
- Pastrimi, mbrojtja dhe përgatitja e sipërfaqeve për procesin e ngjyrosjes
Kërkesat:
- Vëmendje ndaj detajeve, precizitet dhe dëshirë për të mësuar profilin e ngjyrosjes
- Pranohen edhe kandidatë pa përvojë që kanë vullnet dhe përkushtim në punë
Ne ofrojmë:
- Ambient profesional dhe dinamik pune në një fabrikë me teknologji bashkëkohore të prodhimit të mobilieve
- Organizim të strukturuar pune ku çdo detaj teknik është i përcaktuar qartë nga detajet e ekipit të arkitektëve
- Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë
- Kushte konkurruese dhe mjedis motivues pune
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit lutemi të na kontaktojnë përmes numrit të telefonit +38345408408 ose e-mail info@arteform.biz