1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Mokne Group L.L.C. është kompani e re prodhuese e cila aktivitetet e saja i ka filluar në vitin 2022 ku për qëllim primar ka prodhimin dhe shitjen e ujit natyral të amballazhuar.
Emri Mokne është marrë nga Bjeshkët e Istogut ku njihet për burimet e shumta dhe cilësore të ujit e që na motivon dhe jemi krenarë që ti ofrojm vendit tonë dhe tregut të jashtëm një ujë të këtij niveli.
Ne besojmë në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të jashtëzakonshëm dhe ofrojmë mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë sonë.
Prandaj nëse keni dëshirë për të qenë pjesë e një kompanie inovative, dinamike dhe profesionale, ju inkurajojmë të aplikoni!

Lokacioni: Istog
Pozita e punës: Ndihmës Operator në Prodhim

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndihmon operatorët në operimin e makinerive gjatë procesit të prodhimit;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen bazë dhe përdorimin e duhur të pajisjeve të prodhimit;
  • Pastron makineritë dhe mban të pastër e të rregullt ambientin e punës;
  • Kontrollon dhe monitoron proceset e prodhimit, si: fryrjen, mbushjen, vendosjen e kapakut, etiketimin, aplikimin e shrink-ut dhe paletizimin;
  • Identifikon dhe evidenton me kohë çdo problem apo devijim në procesin e prodhimit dhe e raporton tek operatori ose shefi i ndërrimit;
  • Asiston në riparimin dhe servisimin e makinerive sipas nevojës;
  • Zbaton procedurat e punës dhe udhëzimet e kryeoperatorit dhe shefit të ndërrimit;
  • Kryen detyra të tjera që lidhen me procesin e prodhimit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kërkesat dhe Kualifikimet:

  • Të ketë të përfunduar së paku arsimin e mesëm;
  • Përvoja e mëparshme në prodhim ose në pozita të ngjashme përbën përparësi;
  • Të jetë i/e përkushtuar ndaj cilësisë, përgjegjës dhe i/e organizuar;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me kolegët;
  • Të jetë i/e aftë të punojë në ekip dhe në një ambient dinamik;
  • Të ketë gatishmëri për punë me ndërrime, sipas nevojave të kompanisë.

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre fzikisht në fabrikë apo në adresën elektronike: hr@mokne.com ose duke aplikuar përmes butonit "Apliko këtu’’

Pse të zgjidhni Mokne Group L.L.C.?

  • Avancimi i karrierës: Ne vlerësojmë talentin dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Punetorët e jashtëzakonshëm do të kenë mundësinë për të avancuar karrierën e tyre brenda kompanisë tonë.
  • Ne ofrojmë një rrugë të qartë dhe të strukturuar për karrierën, duke ju lejuar të arrini nivele të reja në aspektin profesional.
  • Pagat dhe benefitet: Ne ofrojmë paga dhe benefite të konkurrueshme për të tërhequr, mbajtur dhe zhvilluar talentët më të mirë.
  • Zhvillimi profesional: Ne besojmë në mësimin e vazhdueshëm dhe rritjen personale duke ofruar programe trajnimi dhe seminare për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja.
  • Ambienti inovativ i punës: Bashkohuni me një ekip profesionistësh të pasionuar pas kulturës bashkëpunuese. Inkurajojmë kreativitetin, iniciativën dhe ndarjen e ideve për të ndihmuar suksesin e kompanisë sonë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet