KONKURS PUNE
Kompania: Flexograf sh.p.k.
Lokacioni: Velekincë – Gjilan, Republika e Kosovës
Orari i punës: I plotë (On-site)
Afati i aplikimit: 2 javë nga data e publikimit të këtij konkursi
Pozitat e hapura:
QA/QC – Zyrtar për Kontrollin e Cilësisë (1 pozitë)
Përgjegjësitë Kryesore:
- Inspektimi i produkteve dhe proceseve në të gjitha fazat e prodhimit;
- Hartimi dhe zbatimi i procedurave të testimit dhe standardeve të kontrollit;
- Monitorimi i përputhshmërisë me standardet ISO 9001 dhe standarde të tjera të aplikueshme;
- Pjesëmarrja në auditime të brendshme dhe të jashtme;
- Ruajtja dhe përmirësimi i procedurave standarde të funksionimit (SOP);
- Organizimi i programit të mirëmbajtjes parandaluese për pajisjet e testimit;
- Trajnimi i stafit të ri në praktikat e cilësisë.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Industriale, Mekanike, Teknologji Ushqimore ose fusha të ngjashme, përparësi;
- Përvojë pune në QA/QC ose role të ngjashme në industri prodhuese;
- Njohuri mbi ISO 9001:2015 dhe standarde të tjera të cilësisë;
- Aftësi analitike dhe për raportim;
- Eksperiencë në përdorimin e pajisjeve matëse (kalibra, mikrometra, etj.).
Operator i Makinerisë së Prodhimit (4 pozita)
Ofrohet trajnim paraprak për kandidatët pa përvojë.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Operimi dhe mirëmbajtja e makinerive të prodhimit të paketimit fleksibël;
- Ndjekja e udhëzimeve teknike për prodhim dhe paketim;
- Raportimi i problemeve teknike dhe defekteve;
- Mbajtja e ambientit të punës të pastër dhe të sigurt.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Arsim i mesëm teknik (preferohet drejtimi mekanik apo elektroteknik);
- Përvojë në operimin e makinerive është përparësi, por jo e domosdoshme;
- Gatishmëri për punë me ndërrime;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzime teknike.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV profesionale
- Letër motivuese
- Kopje e diplomës dhe certifikatave relevante
- Referenca nga përvoja e mëparshme (nëse ka)
Mënyra e aplikimit:
Dokumentet duhet të dërgohen përmes e-mailit në: legal@flexograf.net
me subjektin:
“Aplikim për pozitën [titulli i pozitës] – [Emri Mbiemri]”
Ose ne formë fizike pran kompanisë ne adresën lartshënuar.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Flexograf sh.p.k. ofron kushte të mira pune, pagë konkurruese, shujtë ditore dhe sigurim shëndetësor. Inkurajon të gjithë kandidatët e kualifikuar të aplikojnë.