Ndoshta nuk ke dëgju më përpara për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë (AMC), por me gjasë ti personalisht apo dikush që ti njeh keni përfituar nga programet e kësaj organizate – edhe atë që nga foshnjëria!
Si mund të keni përfituar nga AMC?
- Kujdesi për foshnjat dhe nënat pas lindjes – nëse fëmija yt apo i dikujt që ti njeh, ka lindur para kohe dhe është trajtuar me inkubator, oksigjen, fotolampë apo surfaktant; ose nëse pas lindjes keni marrë këshilla për shëndetin mendor dhe vizita në shtëpi nga infermieret e trajnuara, atëherë keni përfituar nga puna e AMC-së.
- Furnizimi dhe forcimi i sistemit shëndetësor – nëse gjatë shtatzënisë ti apo dikush që ti njeh keni marrë vitamina prenatale, antibiotikë apo kontraceptivë falas; nëse spitali juaj është pajisur me aparatura moderne; apo nëse QKMF-ja juaj ofron shërbime më cilësore falë trajnimimeve, kjo ka ndodhur përmes mbështetjes së AMC-së.
- Edukimi dhe avokimi – nëse ti apo dikush që ti njeh keni marrë pjesë në klasat për nëna, keni përdorur platformën beba-ks.org për informata, ose jeni përfitues të politikave të reja që mbrojnë shëndetin e nënave e fëmijëve, atëherë je prekur nga puna e AMC-së. Po ashtu, përmes hulumtimeve dhe mobilizimit të diasporës e filantropëve, AMC ka krijuar mbështetje të qëndrueshme për të gjitha familjet në Kosovë.
AMC ka shpëtuar jetët e mijëra nënave dhe fëmijëve në Kosovë në 10 vitet e punës plot përkushtim. Ata sigurisht nuk do t’ja kishin dalur të vetëm, këtë e kanë arritur përmes ndihmës dhe mbështetjes së instucioneve, sponsorëve e donatorëve nga Kosova e diaspora. Për të vazhduar këtë ndikim, AMC ka nevojë për ndihmën tonë!
Për të ngritur fonde që mbështesin këto programe, AMC po organizon Edicionin e 9-të të “Let’s Dance”, një mbrëmje ku argëtimi bashkohet me qëllimin - vallëzojmë për të ndihmuar nënat dhe fëmijët në Kosovë.
AMC të fton të bashkohesh në këtë natë që sjellë fjalime frymëzuese, muzikë live, rrjetëzim, ushqim e pije pa limit dhe performancë nga Florent Abrashi, më 23 shtator 2025, ora 19:30, në AMC Hall.
Biletat mund të blihen përmes këtij linku.