1
PREMIUM PLUS

Shofer i Kamionit – Tipi Damper (3)

Ruaj
IMN Tulltorja SHPK
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

Në përputhje me zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe nevojat e brendshme të kompanisë, IMN Tulltorja sh.p.k. shpall konkurs për plotësimin e vendeve të punës në pozitën:

Pozita: Shofer i Kamionit – Tipi Damper (3 vende pune)

Vendi i punës: Landovicë, Prizren

Lloji i punës: Orar i plotë

Kriteret e kërkuara:

  • Të posedojë patentë shoferi të kategorisë C
  • Të ketë së paku 2 vite përvojë pune në profesion. 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Drejtimi i kamionit të tipit Damper brenda hapësirës së fabrikës; 
  • Transportimi i argjilës nga vendi i mihjes deri në deponinë e argjilës pranë fabrikës; 
  • Respektimi i rregullave të sigurisë në punë dhe i procedurave të kompanisë; 
  • Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me pozitën, sipas nevojave të procesit të punës. 

Kushtet e punës dhe përfitimet:

  • Kompania siguron kushte dhe pajisje pune sipas standardeve evropiane; 
  • Përveç pagës bazë, ofrohet edhe bonus mujor stimulues, në varësi të kapacitetit të prodhimit, në vlerë prej 5% deri në 20% mbi pagën bazë; 
  • Pushimi vjetor realizohet në përputhje me Ligjin e Punës, me 20 ditë pune në vit
  • Të gjithë punonjësit përfitojnë sigurim; 
  • Kompania siguron edhe një shujtë cilësore ushqimi për të gjithë punonjësit. 

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën elektronike:

ensar@tulltorja.com

Në rast se kandidati nuk posedon CV, në email duhet të përfshijë këto të dhëna:

  • Emri; 
  • Mbiemri; 
  • Datëlindja; 
  • Adresa e vendbanimit; 
  • Kategoria e patentë shoferit; 
  • Numri kontaktues. 

Aplikimi mund të bëhet edhe fizikisht, duke u paraqitur në Zyrën e Burimeve Njerëzore, në selinë e kompanisë në Landovicë, Komuna e Prizrenit.

Afati i aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.

Vërejtje:

Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

IMN Tulltorja sh.p.k. falënderon të gjithë kandidatët për interesimin e tyre.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet