Ditët e para të punës mund të jenë mjaft stresuese për punonjësit e rinj. Punëdhënësit nuk duhet të nënvlerësojnë kurrë rëndësinë e procesit të hyrjes së një punonjësi të ri. Jo vetëm që këto procese fillojnë t'i përshtatin punonjësit përpara ditës së tyre të parë të punës, por ato gjithashtu mund të luajnë një rol integral në shkallën e suksesit që ata do të arrijnë.
Fatkeqësisht, 76% e profesionistëve nuk i kanë shfrytëzuar praktikat e hyrjes në ekip të një punonjësi të ri në organizatën e tyre. Kjo është një statistikë tronditëse kur merret parasysh avantazhi konkurrues që sjell një përvojë pozitive në fillim.
Në artikullin e sotëm, ne do të fokusohemi në përfitimet kryesore të një përvoje pozitive ditëve të para të një punonjësi. Onboarding (Hyrja e një punonjësi të ri në kompani) është e rëndësishme sepse i ndihmon punonjësit e rinj të përshtaten me mjedisin e tyre të ri të punës, të integrohen në kulturën e kompanisë dhe të bëhen kontribues efektivë. Një përvojë e mirë e fillimit u tregon punonjësve se vendi i tyre i punës do të jetë mbështetës, si dhe ai që inkurajon zhvillimin profesional. Brenda ditëve të para, ata do ta shohin kompaninë e tyre të re si diku ku mund të avancojnë në karrierën e tyre.
Përvojat cilësore të fillimit i ndihmojnë punonjësit të ndërtojnë aftësi të reja dhe të fitojnë autonomi. Jo vetëm që individët mësojnë se si të funksionojnë në raport me detyrat e tyre, por ata mësohen se si të ndërtojnë marrëdhënie bashkëpunimi me anëtarët e tjerë të ekipit. Këto përvoja mund të kenë një efekt afatgjatë në punën e përgjithshme. Një studim nga Gallup Poll tregoi se 70% e punonjësve që raportuan se kishin një përvojë të mirë në fillim të punës e përshkruan gjithashtu punën e tyre si "punën më të mirë të mundshme". Shumë kompani humbasin mundësinë për të mirëpritur siç duhet punonjësit e rinj dhe për t’i ndihmuar ata të përformojnë sa më mirë.
Kyçja graduale e punonjësve të ri në KosovaJob
Për kompaninë KosovaJob procesi i mirëpritjes së punonjësve të ri është shumë i rëndësishëm. Dhe kjo kalon në disa hapa. Diellza Tahiri, mbikqyrëse e administratës (Administration Supervisor) në KosovaJob ka treguar disa nga hapat që aplikohen në mënyrë që punonjësit e rinj të përshtaten me pozitën e tyre dhe natyrën e punës. Ajo ka treguar që gjithçka zhvillohet me ritëm më të ngadaltë në mënyrë që punonjësit të përshtaten natyrshëm me gjithçka të re që përballen brenda ambientit të punës dhe të mos ndjejnë presion.
“Kur një anëtar i ri vjen në ekipin e KosovaJob, hapi i parë është që ta prezantojmë me të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit dhe të njoftohet me punën e kolegëve me të cilët në të ardhmen mund të ndërveprojnë. Javën e parë të punës kryesisht bëhet vetëm observimi i asaj se si funksionojmë në raport me punën. Pastaj gradualisht mundohemi t’i kyçim punonjësit e ri në procese në të cilat ka të bëjë puna e tyre”, ka thënë ajo.
KosovaJob, si kompani vazhdimisht organizon aktivitete të ndryshme që lidhen me fushën e punësimit, por edhe aktivitete të ndryshme socializuese brenda kompanisë. Përfshirja e menjëhershme në aktivitete të tilla është parë si shumë produktive për anëtarët e rinj të ekipit.
“Për ne si KosovaJob më e rëndësishmja është bashkëpunimi dhe fryma ekipore, të cilën e kemi pasur që nga fillimi. Këtë mundohemi ta transmetojmë edhe të anëtarët e rinj duke i përfshirë menjëherë në të gjitha aktivitetet që i organizojmë”, ka thënë tutje Diellza.
Nea Krasniqi, anëtarja më e re në KosovaJob: Si ishte muaji i parë?
Të gjitha këto faza kanë rezultuar të suksesshme për Nea Krasniqin – anëtaren më të re të ekipit në KosovaJob. Ajo ka filluar punën në tetor të vitit 2023 në pozitën Junior Administrator dhe një muaj pas, ajo e sheh të ardhmen me perspektivë brenda kompanisë. Nea, e cila në të njëjtën kohë është duke përfunduar studimet për Shkenca Kompjuterike, ajo në KosovaJob po sfidohet në një fushë krejtësisht të re. Për një muaj, Nea thotë se ka arritur të përshtatet në mënyrë të natyrshme me stafin dhe punën. Përgjatë ditëve të para të saj në kompaninë lidere të punësimit në vend, Nea thotë se çdo ditë ka arritur të mësojë diçka të re dhe veçmas të kuptojë më shumë për rëndësinë e punës ndaj klientëve.
“1 muaj punë në KosovaJob ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe e papërshkrueshme. Çdo dite e këtij muaji kishte diçka të re dhe të bukur për mua, saqë 1 muaj kaloi si të ishte 1 javë. Përgjatë 1 muaji në këtë kompani kam mësuar shumë gjëra të rëndësishme.”, ka thënë ajo.
Nea, e cila e kishte përcjellë punën e kësaj kompanie edhe para se të bëhet pjesë e saj, thekson se ndihet e befasuar edhe më shumë duke parë përkushtimin e madh përbrenda.
“Megjithëse KosovaJob është një kompani shumë e njohur dhe shumë e suksesshme në Kosovë, perceptimi im nga brenda ka ndryshuar shumë dhe mund të them se jam mahnitur. Përkundër klientelës aq të zgjeruar, kërkesa e çdo klientit shqyrtohet në detaje duke mos lënë asnjë mangësi kundrejt tyre”, ka shtuar tutje ajo.
Nea e ka konsideruar vendin e saj të ri të punës si një mjedis tejet të përshtatshëm për anëtarët e rinj të stafit. Duke u bazuar në këtë, përshtatja me stafin, punën dhe ambientin ka qenë shumë e lehtë.
“Përshtatja ime me KosovaJob ka qenë shumë e lehtë dhe e shpejt. Që në ditët e para kam marrur një ndjesi të ngrohtë dhe të dashur. Kolegët që janë brenda kësaj kompanie mund të them që janë zemra dhe pjesa më e rëndësishme e KosovaJob. Me aq sa kam parë për një muaj, jam bindur se ata e japin maksimumin çdo ditë e më shumë për të mirën e kompanisë si dhe për të mirën e klientit. Të dashur e të respektueshëm, duke e formuar një mjedis ideal e të këndshëm për çdo pjesëtar të ri që do iu bashkohej KosovaJob”, është shprehur Nea.
Tri gjëra që e karakterizojnë kulturën e KJ sipas Neas
Nea ka veçuar tri gjëra që sipas saj e karakterizojnë kompaninë KosovaJob. Sipas saj ato janë:
- Kushtet që kjo kompani ofron për çdo pjesëtar që i bashkohet mjedisit të saj.
- Puna që zhvillohet në aspekt shumë profesional ndaj kërkesave të klientëve si dhe kujdesi i shtuar ndaj tyre.
- Bashkëpunimi ndërmjet kolegëve brenda kompanisë si dhe mikpritja e tyre aq e dashur dhe profesioniste ndaj çdo klienti që i drejtohet kompanisë.