1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

SEGMENT KOSOVA SH.P.K.

Ne jemi një kompani dinamike që merremi me furnizimin e pjesëve të këmbimit, materialeve harxhuese, pajisjeve industriale dhe makinerive të rënda për sektorin e minerave, ndërtimit dhe prodhimit industrial. Për më shumë informacione na vizitoni në www.segment-rks.com.

Për të mbështetur rritjen e operacioneve tona, po kërkojmë një person energjik, komunikues dhe të orientuar ndaj klientit që t’i bashkohet ekipit tonë.

SHITËS DHE MAGAZINIER 

Pozita: Shitës dhe Magazinier
Lokacioni: Lagjja Marigona, Graçanicë
Lloji i punësimit: Orar i plotë

Përshkrimi i Punës

Shitësi dhe Magazinieri do të jetë përgjegjës për pritjen dhe shërbimin e klientëve që vizitojnë magazinën, identifikimin dhe shitjen e produkteve të nevojshme, si dhe menaxhimin e stokut dhe organizimin e magazinës.

Pozita kombinon shërbimin ndaj klientit me operacionet e magazinës dhe kërkon aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe gatishmëri për të punuar në një mjedis dinamik.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Pritja dhe asistimi i klientëve që vizitojnë magazinën. 
  • Identifikimi dhe rekomandimi i pjesëve të këmbimit, materialeve harxhuese dhe pajisjeve sipas kërkesave të klientëve. 
  • Shitja direkte e produkteve. 
  • Pranimi, kontrollimi dhe organizimi i mallrave që hyjnë në magazinë. 
  • Përgatitja, paketimi dhe dorëzimi i produkteve për klientët. 
  • Mbajtja e evidencave të sakta të stokut dhe përditësimi i sistemit të menaxhimit të magazinës. 
  • Sigurimi i ruajtjes, etiketimit dhe organizimit të duhur të produkteve. 
  • Asistimi në inventarizime periodike dhe raportim. 
  • Mbështetja e ekipeve të shitjes, logjistikës dhe servisit kur kërkohet. 
  • Mirëmbajtja e pastërtisë, sigurisë dhe rendit në magazinë dhe hapësirën e shërbimit të klientëve. 

Kualifikimet / Kërkesat

  • Përvojë e mëparshme në shitje, magazinë, logjistikë ose shërbim ndaj klientit. 
  • Njohuri bazë mbi pjesët e këmbimit, makineritë e ndërtimit, pajisjet industriale ose automjetet përbëjnë avantazh. 
  • Aftësi të mira komunikimi dhe orientim të lartë ndaj klientit. 
  • Shkathtësi në organizim dhe menaxhim të kohës. 
  • Njohuri bazë kompjuterike (MS Office dhe përdorimi i sistemeve të menaxhimit të stokut). 
  • Aftësi për përdorimin e pajisjeve të magazinës (pirunierëve). 
  • Përgjegjës, i saktë dhe i orientuar ndaj rezultateve. 
  • Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh. 
  • Patentë shoferi kategoria B. 

Ne Ofrojmë

  • Pagë konkurruese dhe pako përfitimesh
  • Ambient pune modern, profesional dhe mbështetës. 
  • Trajnime teknike dhe komerciale për produktet e kompanisë. 
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë. 
  • Punë afatgjatë në një kompani të qëndrueshme dhe në rritje. 

Aplikimi

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike:

hr@segment-rks.com duke specifikuar qartë pozitën "Shitës dhe Magazinier" në subjektin e e-mailit.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Afati për aplikim: 20 Korrik 2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet