1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KORPORATA RUGOVE është një nga kompanitë lider në industrinë e ushqimit në Kosovë, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe produktet e bulmetit Rugove. Me përvojë shumëvjeçare dhe standarde të larta cilësie, ne po zgjerojmë ekipin dhe kërkojmë kandidate/ë të përkushtuar për t’u bashkuar me ne në Pejë dhe Prishtinë. 

Pozitat e hapura:

SHITËS AMBULANTIV (1 pozitë) - Mitrovicë

SHOFER KAT. B (2 pozita) - Prishtinë

SHOFER KAT. C (2 pozita) - Pejë (numri kontaktues 049 387 611)

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
  • Për të gjitha pozitat, patent shofer Kat. B.
  • Për Shofer kat. C, patent shofer Kat. C.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Trajnime dhe mundësi zhvillimi.
  • Kompensim sipas rezultateve të arritura.
  • Sigurim shëndetësor vullnetar, 50% të paguar nga kompania.

 

 

SI TË APLIKOHET

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të apo informatat e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 5 gusht 2026, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Pa marrë parasysh emërtimin e pozitave të punës në konkurse, Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë punonjësit dhe aplikuesit për punësim dhe ndalon diskriminimin dhe ngacmimin e çdo lloji pa marrë parasysh racën, ngjyrën, fenë, moshën, gjininë, kombësinë, orientimin seksual apo çfarëdo lloji të tjetër të diskriminimit. Korporata Rugove i inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet