1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Union sh.p.k me seli në Vushtrri shpall konkurs për vende pune :

Pozita:  1 Mbikëqyrës i Shitjes (Supervisor) HORECA

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Organizon dhe monitoron ekipin e shitjes ne territorin e caktuar;
  • Komunikon, raporton dhe informon lidhur me tregun dhe konkurrencën;
  • Analizon dhe kontrollon punën ditore të ekipit;
  • Siguron suksesin dhe përmbushjen e detyrave të shitjes dhe të inkasimit;
  • Raporton dhe njofton menaxherin lidhur me punën e ekipit të shitjes si dhe të gjitha veprimet e planifikuara dhe të kryera për territorin e caktuar.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të kenë njohuri te gjuhes angleze(përparësi)
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë njohuri kompjuterike
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: hr@union-ks.com ose permes butonit "Apliko këtu"

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi mbetet I hapur deri më 07 GUSHT 2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet