1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Koordinator/e e Mediave Digjitale

Departmenti: Marketing

Vendodhja: Administratë, Prishtinë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Zhvillimi i strategjisë dhe krijimi i përmbajtjes për mediat dixhitale dhe WEB faqe,
  • Monitorimi i rrjeteve sociale dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me konsumatorët,
  • Përgatitja e media planeve për aktivitetet online dhe menaxhimi i buxheteve për secilën kampanjë duke përfshirë raportimin mujor per cilësinë dhe efikasitetin e secilit kanal,
  • Identifikimi i vazhdueshëm i trendeve të zhvillimit të teknologjisë, mediave digjitale dhe adaptimi i tyre për industrinë tone,
  • Propozime për kampanja interaktive në rrjetet sociale/WEB me brendet partnere dhe monitorimi i përformancës së tyre,
  • Planifikimi dhe menaxhimi i aktiviteteve në rrjetet sociale sipas kalendarit të kampanjave,
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera (marrëdhëniet me klientët, shitjet etj) për të menaxhuar brand awareness dhe për të koordinuar veprimet ne media sociale qe nxisin interaksion
  • Kujdeset për mirëmbajtjen dhe përmbajtjen e Digjital Media si dhe koordinimi i Online Media si Facebook, Instagram, Linkedin, Google Display Network, Goggle Ad, Youtube, Viber, NL, Sms.
  • Mbështet qëllimet e kompanisë dhe ndihmon anëtarët e ekipit për koordinimin e projekteve dhe aktivitetit sipas kërkesës.

Kualifikimet :

  • Fakulteti Ekonomik Drejtimi Marketing
  • Përvojë në menaxhimin e mediave digjitale dhe atyre sociale minimum 3 vjet
  • Njohës i mirë i gjuhës angleze

Aftësi personale:

  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimit të kohës
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyera në të shkruar dhe redaktim
  • Të jetë kreativ dhe me aftësi të theksuara analitike
  • Të ketë njohuri të theksuara për trendet e fundit të mediave digjtiale
  • Të jetë i saktë, analitik dhe i vetorganizuar

Pranohen aplikime deri më 30.07.2026 përmes butonit të mëposhtëm ose në hr@neptun-ks.com

Kushtet e punës: Kompania Neptun ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6'000 punonjës në total.

Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.

Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet