1
“RIGJENEROHU”, prezantohet retreat-i i parë për HR/Menaxherë në Kosovë

“RIGJENEROHU”, prezantohet retreat-i i parë për HR/Menaxherë në Kosovë

	 	 

Një përvojë transformuese! Kosova po ndërmerr një hap të guximshëm drejt përmirësimit të udhëheqjes dhe zhvillimit profesional me retreat-in e parë ndonjëherë për HR dhe Menaxherë, organizuar nga Theta Interactive.

 I planifikuar për më 25-26 Tetor në Hotel Trofta, Istog, ky retreat është krijuar për t'u ofruar profesionistëve të HR dhe menaxherëve një mundësi unike për të rifreskuar veten, për t'u rilidhur dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre drejtuese.

Pse duhet të merrni pjesë?

Në një mjedis pune të shpejtë si i sotmi, liderët e HR dhe menaxherët përballen me sfidën e mbajtjes së ekipit të tyre të angazhuar, të motivuar në përputhje me qëllimet e tyre si dhe ato të kompanisë. Ky retreat fokusohet në adresimin e këtyre sfidave drejtpërdrejt, me seanca të udhëhequra nga trajnerë nga Holanda, Zvicra e Kosova. Këta ekspertë janë të specializuar në zhvillimin e udhëheqjes, inteligjencës emocionale dhe dinamikës së ekipit.

Çfarë do të përjetojnë pjesëmarrësit?

Pjesëmarrësit do të përjetojnë: Terapinë e lëvizjes me Ardita Soleil për të liruar bllokimet emocionale dhe për t'u rilidhur me stilin e tyre autentik të udhëheqjes. Mësim transformues me Maike Verhagen, ku do të mësojnë si të krijojnë ekipe të besueshme dhe me performancë të lartë. Teknikat praktike të udhëheqjes nga Lulzim Bucolli, duke ofruar strategji për të kthyer vizionin në veprim. Lounge Party me një bend fantastik live Akomodim të plotë - prej supe deri ne tomeloriz dhe fjetje.

Ky retreat nuk është vetëm për të mësuar—është për tu rrjetëzuar, për t'u rifreskuar dhe për të dalë me mjete praktike që përmirësojnë qasjen tuaj drejtuese dhe ndërtojnë ekipe më të forta dhe më të lidhura mes vete. Detajet e ngjarjes:  Data: 25-26 Tetor, 2024  Vendndodhja: Hotel Trofta, Istog

  REZERVONI VENDIN TUAJ TANI: Telefononi direkt; +38349318813 ose admin@theta-interactive.com 

AFATI I FUNDIT E MËRKURË 23, ora 17:00, 2024.

Kjo është një ngjarje unike në Kosovë, e krijuar për profesionistë të gatshëm për të udhëhequr me qëllim dhe lidhje. Mos e humbni këtë mundësi për të qenë pjesë e komunitetit në rritje të HR në Kosovë. Regjistrohuni sot dhe hidhni hapin e parë drejt të qenit lideri që ekipi juaj ka nevojë!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet