1
Rëndësia dhe ndikimi i samitit të BNj “PowerToHR” në Kosovë (VIDEO)

Rëndësia dhe ndikimi i samitit të BNj “PowerToHR” në Kosovë (VIDEO)

	 	 

Më 22 shkurt në Klan Arena është mbajtur samiti global i Burimeve Njerëzore “PowerToHR”, i organizuar nga platforma #1 e punësimit KosovaJob. Gili Hoxhaj nga KosovaJob ishte e ftuar në emisionin “Ora shtatë” me Enis Recica në Klan Kosova ditën e samitit ku ka shpalusr disa detaje rreth tij duke theksuar nevojën e këtij samiti mbi një dekadë pas themelimit të platformës, KosovaJob. Duke e hulumtuar tregun e punës dhe nevojën e fuqizimit të HR-i në Kosovë nga njohës ndërkombëtar të fushës erdhi edhe samiti “PowerToHR”

“Duke qenë se platforma kryesore e punësimit, KosovaJob, është themeluar tash e 12 vite edhe duke qenë një urë lidhëse mes punëdhënësve dhe punonjësve, e ka parë të nevojshme që ne të jemi më të vetëdijshëm për rolin e Burimeve Njerëzore, për departamentet e ndryshme, kjo ka lindur dhe veçmas duke parë mënyrën se si po lëvizë tregu i punës, ndryshimet që po vijnë me teknologjinë. Duke qenë që te ne është një fushë që ka ardhur shumë vonë, të themi pas luftës këtë pjesë e ka kryer dikush që është marr me financa apo shërbime administrative. Ndërkaq, duke e pa nevojën edhe për fuqizimin e saj e kemi sjellë edhe një samit të tillë, duke sjellë edhe folës ndërkombëtarë që kanë përvojë më të gjatë në këtë fushë”, ka thënë Gili Hoxhaj në Klan Kosova.

https://www.youtube.com/watch?v=l5oG2jlz0fA&ab_channel=KlanKosova

Folësit dhe nevoja për mbajtjen e një samiti të BNJ

Gili ka treguar më shumë për folësit kryesor të cilët kanë qenë të spikatur nga kompanitë si Facebook/Meta dhe Booking, si dhe ka treguar për folësen kryesore Katrine Collier e cila erdhi në Kosovë bashkë me librin e saj që flet shumë për rektrutimin dhe ndërveprimin tonë me teknologjinë.

“Siç e theksuam që e kemi parë nevojën e burimeve njerëzore. Këtë vit e kemi Katrina Collier, që është një influencere që ka mbajtur fjalime në gjithë botën dhe ka shkruar një libër që është shitur dhe përkthyer në disa gjuhë të ndryshme ,që flet për rekrutimin dhe se si ata mund të veprojnë më mirë me teknologjinë që ta përdorin teknologjinë në favor të tyre, dhe jo në të kundërtën. Shpesh kemi dëgjuar shprehjen që teknologjia do t’i zëvendësojë njerëzit, por ajo na tregon se si rekruterët e ditës së sotme, ta përdorin teknologjinë jo si një armik që e redukton numrin e punonjësve por që na ndihmon më shumë. Këtë vit e kemi edhe Maud Durand nga kompania “Facebook – Meta”, e cila ka një përvojë të gjatë, derisa ne po flasim që HR ka ardhur si një fushë shumë vonë në Kosovë, ajo i ka mbi 15 vite përvojë në këtë fushë. E kemi edhe Oana Iordachescu e cila vjen nga kompania “Booking”.  Kemi insistuar qëllimisht që të sjellim emra të kompanive ndërkombëtare në mënyrë që ata të na sjellin një perspektivë më globale dhe të na mësojnë e t’i mësojnë zyrtarët e burimeve njerëzore se si mund të jenë HR më të mirë, se si mund të kenë një qasje më të mirë ndaj punëtorëve. Një prej temave më kryesore do të jetë se si t’i tërheqim talentet dhe t’i mbajmë në një treg që është konkurrues dhe ndryshon. Ne në Kosovë do ta kemi edhe temën kryesore, ndryshimi brenda ndryshimeve, qoftë me trendët që po vijnë, kur po përballemi edhe me liberalizimin e vizave”, ka treguar Gili.

Interesimi i rritur nga “PowerToHR” dhe ndikimi te departamentet e HR-it

E pyetur për rëndësinë e Burimeve Njerëzore dhe pse janë të nevojshme në një kompani, Gili ka treguar se sot ajo çfarë po na mësojnë ekspertët dhe influencerët e ndryshëm është që për ta kuptuar rëndësinë e Burimeve Njerëzore duhet të fokusohemi të fjala “njerëzore” dhe tu japim vlerën e duhur punonjësve.

“Fillimisht duhet ta kuptojmë që theksi i burimeve njerëzore është te njerëzit dhe roli i tyre është të sigurojnë mirëqenien e punonjësve brenda kompanisë, secili të ndihet i dëgjuar, kërkesat e secilit të jenë të plotësuar, mënyra që ta bëjmë secilin punonjës të jetë i kënaqur dhe ta ketë lehtësinë që të kërkojë çka i nevojitet”, ka thënë ajo.

Sa i përket interesimit të pjesëmarrësve, Gili ka treguar që “PowerToHR” që më vitin e parë ka rezultuar i suksesshëm duke mbledhur 356 pjesëmarrës, por që ky numër është tejkaluar me samitin e dytë.

“Këtë vit kemi edhe një numër më të madh të të interesuarve që i bie se numri i njerëzve që po interesohen për fushën e burimeve njerëzore po rritet. Besoj që edhe nga samiti i vitit të kaluar, e kemi vërejtur që disa kompani kanë krijuar departamente që nuk përbehen vetëm prej një njeriu por prej 5-6 njerëzve, kompanitë po krijojnë politika se si t’i mbajnë njerëzit në punë. Mendoj se në Kosovë kemi akoma shumë për të bërë dhe për të mësuar, por mendoj që është një hap i mirë”, ka treguar ajo.

Nevoja për tu rrjetëzuar

Gili ka treguar që Serdzan Arnautovic që ka punuar si Menaxher i Rekrutimit në Meta, është rikthyer këtë edicion si moderator. Ajo ka theksuar se përgjatë këtij edicioni kanë tejkaluar kufijtë duke e krijuar një peizazh më rajonal, ku përveç folësve nga Kosova ka pasur edhe nga vende të tjera të rajonit

“Përpos 3 folësve kryesorë, ne kemi edhe një moderatorë, Serdzan, i cili ka qenë folësi kryesor dhe këtë vit rikthehet si moderator, për arsye që pjesëmarrësit kanë kërkua rikthimin e tij, por edhe ai ka kërkuar që të jetë pjesë përsëri e një samiti të tillë. Kemi edhe folës nga Kosova, si p.sh Hana Qerimi nga StarLabs, Teuta Abdullahu nga TEB dhe folës të tjerë që vijnë nga rajoni. Për ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit i kemi thyer kufijtë ku kemi folës të rajonit, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria. Mundemi me bë edhe një krahasim mes vendeve se ku jemi sa i përket burimeve njerëzore, veçmas Shqipëria e Maqedonia që e kanë kaluar fazën e liberalizimit të vizave, se si të përballemi me këta “armiq” e sulmojnë burimet njerëzore, në mënyrë që ne të jemi më stabil dhe ta ruajmë fuqinë tonë punëtore”, ka thënë Gili.

E pyetur se kush mund të marr pjesë në samit, Gili ka treguar se ky samit nuk ka kufizime dhe mund të vijë kushdo që ka interesim për këtë fushë dhe ta shfrytëzojë samitin për tu rrjetëzuar.

“Po them  mund të vijnë edhe njerëz që nuk i përkasin fushës së BNJ, por qëllimi ynë kryesor është që të rrjetwzohemi mes veti. Kur i kemi diku +350 njerëz të BNJ, mundësia që të njoftohemi dhe atë për çka ne bëjmë është më e madhe. Njerëzit munden që ta takojnë edhe punëdhënësin e tyre të ardhshëm”, ka thënë ajo.

Rëndësia e edukimit për Burime Njerëzore

Gili është pyetur edhe për rëndësinë e një lënde të Burimeve Njerëzore në mënyrë që studentët të dalin më të përgatitur në tregun e punës. Ajo ka theksuar se kjo është pikërisht ajo çfarë bën KosovaJob qoftë me samitin “PowerToHR”, por edhe me platformën e parë edukative të kësaj fushe, AkademiPune.

“Mendoj se është shumë mangësi dhe kjo është arsyeja edhe pse e kemi pa të nevojshme ta organizojmw një samit dhe organizatat shpesh e bëjnë atë edukimin alternativ dhe kjo është se çka bën konkretisht edhe KosovaJob-i. Ka njerëz që e bëjnë me vite të tana BNJ dhe gjithë kohën kanë nevojë të mësohen me trendët e reja dhe fushat e reja. BNJ nuk është diçka që përfundon me studime, është diçka që ndryshon vazhdimisht dhe ne e kemi pa edhe kohën kur ndodhi pandemia që ndryshoi gjithë tregun e punës, sot edhe në tërë botën po përballen me ndryshime ku punonjësit po kërkojnë punë hibride, ku para pandemisë nuk ka qenë  diçka e theksume. Thelbi i BNJ është që të adaptohemi me të gjitha ndryshimet që mund të ndodhin në kompani. Natyrisht, mendoj që krijimi i një departamenti është i nevojshëm, por edhe si lëndë do të ishte diçka shumë e mirë. Edhe si punonjës që jemi, përpos punëdhënësve, nuk dimë se si të sillemi në vende të punës. Dua ta lidhi edhe këtu me KosovaJob, ku e kemi edhe një platformë tjetër që është “Akademi Pune”, që vazhdimisht sjellë artikuj se si të gjendemi në një treg të ri të punës, si të përshtatemi me politikat e një kompania dhe se si nderveprojnë me kolegët e tyre dhe si ta mbajmë vetën të përditësuar me tregun e punës”, ka thënë ajo.

Inteligjenca Artificiale në BNJ dhe produkti i ri i KosovaJob

Gili ka treguar edhe për mundësinë e krijimit të profileve brenda KosovaJob, ku janë mbi 20 mijë të tilla dhe ka prezantuar më shumë për produktin e ri të KosovaJob që është prezantuar edhe përgjatë samitit “PowerToHR”.

“Pikërisht edhe tema kryesore e këtij edicioni është IA dhe se si po ndërveprojmë me teknologjinë, pothuajse në secilin panel do të diskutohet çështja e IA, për arsye që e ka prek gjithë botën. Kemi edhe kompani si Google dhe kompani të njohura globalisht që po e reduktojnë stafin si pasojë e IA. KosovaJob gjatë ditës së sotme do të njoftoj edhe për lansimin e një produkti që do të bëhet këtë vit. Nëpërmjet KosovaJob mund ta dërgosh CV-në tënde dhe KJ e bën filtrimin e menjëhershëm të kandidatit që të përshtate më shumë për ty.  Përderisa më herët ka kaluar shumë kohë për të lexuar 100 CV, pas këtij inovacioni  mund t’i shohim 10 profile që ju përshtaten më së shumti”, ka treguar ajo. /KosovaJob

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet