Kompania WINTECH që është lider për dyer dhe dritare nga PVC dhe Alumini për gjashtë vjet që nga themelimi ka arritur sukses të vazhdueshëm duke krijuar një rreth të besueshëm të partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Me rritjen e saj është rritur edhe stafi i profesionistëve ku sot numëron mbi 100 punëtorë me eksperiencë. Për t’iu bashkuar këtij ekipi, tani është mundësia ideale, pasi që po kërkojnë të punësojnë dy projekt menaxherë për të punuar në zyre dhe teren me kushte dhe pagë konkurruese. Nëse jeni korrekt në fushat në të cilat vepron kjo kompani dhe jeni bashkëpunues dhe keni disa nga aftësitë e mëposhtme, këto janë pozitat e duhura për ju!
Çfarë kërkohet për të punuar në WINTECH?
Përgjegjësitë e projekt menaxherëve:
Detyrat dhe përgjegjësitë e punonjësve të ri në këto pozita janë:
Për të kuptuar më shumë për konkursin, klikoni mbi këtë link ku mund të gjeni adresën për të aplikuar: https://kosovajob.com/wintech/projekt-menaxher-2
WINTECH– KOMPANIA QË U AVANCUA ME RITËM TË SHPEJT
WINTECH shpk, është themeluar në Mars 2017, si rezultat i kërkesës për furnizim me dyer e dritare në kompaninë ndërtimore amë VLLEZERIT ASLLANI, që fillimisht është emërtuar si VA-AL-PLAST.
Fillimi i veprimtarisë ka nisur me një numër simbolik prej 4 punëtoreve, për prodhimin dhe furnizimin me dyer e dritare nga PVC vetëm për nevoja të kompanisë, mirëpo me zhvillim të kompanisë është rritur kërkesa për furnizim në tregun vendor e ndërkombëtar. Si rezultat i kësaj kërkese të tregut, lind ideja që të kemi një emër më konkurrues në treg, ku në fillim të vitit 2020 e transformoi emrin nga VA-AL-PLAST në WINTECH shpk. Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve dhe avancimeve profesionale dhe kërkesës për xham, në Tetor të vitit 2020 filloi punën fabrika për përpunimin e gjitha llojeve të xhamit që është emërtuar si WINTECHGLASS qe është e pajisur me teknologjinë e fundit.

Sot pas një periudhe 6 vjeçare WINTECH numëron:
- Zyrën teknike me 8 inxhinierë-arkitektë të lëmisë
-Zyrën e prokurimit me 4 profesionistë të lëmisë
-Menaxher të punishteve - 4 arkitektë, – 130+ punëtor në prodhim, me një zhvillim si në fuqi punëtore ashtu edhe në avancim të teknologjisë makinerike për prodhim.
Tashme WINTECH ështe një kompani lidere në fushën e Prodhimit të Dyerve e Dritareve nga PVC dhe Alumini, Roletave, Perpunimit te llojeve te ndryshme të xhamave, Fasadave nga xhami, Fasadave te ventiluara, Gilindera dhe Terasa, Kupolla nga Xhami, Alucabond etj. Kompania WINTECH eksporton produktet e veta edhe ne vendet te ndryshme te BE si ne Gjermani, Austri, Belgjike, Zvicër, Itali e deri në Kanada./ KosovaJob