A doni të punoni në një kompani që tashmë ka vulosur emrin e vetë në treg dhe ka një bazë të fortë me klientët? Atëherë puna si shitës/e në këto kompani është shumë më e lehtë dhe kjo është mundësia e përsosur për ju! “Tower” është kompania që përgjatë viteve ka transformuar hapësira të ndryshme në një oazë të mahnitshme drite! “Ndriçimi i rrugës drejt një jetese të frymëzuar” është misioni i kësaj kompanie e cila pret aplikimin tënd!
Para se të ju tregojmë për pozitat që po kërkohen, të kuptojmë më shumë për reputacionin dhe pozicionin e saj në treg!
TOWER është ndërmarrje e specializuar e shitjes me pakicë dhe shumicë e materialeve elektrike dhe ndriçimit me mbi 20 vjet përvojë në ofrimin e zgjedhjeve të teknologjisë së lartë të ndriçimit në rajon. Ekspertë të kësaj fushe që janë pjesë e kompanisë Tower kujdesen që ambientet të jenë të ndriçuara në përputhje me stilin e klientëve që nga ndriçimi modern deri te ai klasik, për çdo ambient!
Stafi i Tower janë të përkushtuar ndaj nevojave të klientëve, duke iu afruar dhe ndihmuar në zgjedhjen e duhur dhe afatgjatë të pajisjeve elektrike të sigurta. Tower ka për synim të ofrojë në treg produkte të nivelit të lartë, duke u kujdesur kështu që të shkaktojmë kosto minimale për përdoruesit dhe të mbrojmë mjedisin. Për ju tani është mundësia për të punuar në një ambient që është i apasionuar pas integritetit, bashkëpunimit, inovacionit dhe ofrimit të përsosmërisë në çdo gjë!
PUNO SI SHITËSE NË “TOWER” – EKIPI QË BËN ÇDO GJË TË NDRIÇOJË
TOWER po kërkon të punësojë dy shitës/e që janë të gatshëm të ofrojnë shërbim cilësor, profesional dhe të kënaqshëm te klientët. Ata që duan të punësohen në këtë pozitë duhet të kenë aftësi sa më të mira në prezantimin e produktit te klientët e dyqanit dhe të ndjekë të gjitha procedurat e shitjes që në momentin e ardhjes së klientit, si dhe të kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
Nëse jeni i mirë në shërbim ndaj klientit, mos hezito të aplikoni!
Nëse keni të përfunduar së paku shkollimin e mesë, përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve, keni aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe shumë motiv për të punuar atëherë aplikoni menjëherë duke klikuar në këtë link, ose duke dërguar emailin në Towerkosova@gmail.com
Mos hezitoni të bashkoheni në kompaninë që i përgjigjet çdo shijeje dhe kërkese me ndriçim të niveli të lartë dhe që ofron zgjidhjen e përsosur të dritës!