Rreth nesh
Pronatyra Treg ka nisur aktivitetin në vitin 2005 dhe sot operon me 13 pika shitjeje në Tiranë, Durrës, Vlorë, si dhe në Kashar dhe Rinas. Prej më shumë se 20 vitesh, ne jemi dalluar në treg për sigurinë maksimale që ofrojmë, cilësinë e produkteve dhe përkushtimin ndaj klientëve tanë.
Që prej fillimit, kemi pasur si prioritet kujdesin ndaj klientit dhe afërsinë me natyrën. Bashkëpunimet me marka të njohura italiane dhe angazhimi i vazhdueshëm për të sjellë produkte të sigurta dhe cilësore kanë qenë gjithmonë në qendër të vlerave tona.
Tani, me kënaqësi njoftojmë zgjerimin tonë në Kosovë, dhe në bashkëpunim me KosovaJob kemi hapur procesin e rekrutimit për pozicionet më poshtë:
Menaxher i Marketit
Orari: 40 orë në javë
Vendi i punës: Prishtina Mall
Jemi në kërkim të një Menaxheri të Dyqanit që do të udhëheqë operimin e supermarketit Pronatyra në Kosovë. Ky rol është kritik për funksionimin e përditshëm të dyqanit, rritjen e shitjeve, menaxhimin e stafit dhe garantimin e një shërbimi cilësor për klientët.
Kërkojmë një person me mendim kritik, orientim drejt zgjidhjeve dhe aftësi të mira organizimi — dikë që merr vendime me maturi dhe ka pasion për koordinimin e një biznesi në ritëm dinamik.
Detyrat kryesore:
- Drejtimi dhe administrimi i përditshëm i marketit sipas standardeve dhe procedurave të kompanisë
- Sigurimi i një shërbimi cilësor për klientët dhe menaxhimi profesional i ankesave dhe sugjerimeve
- Rritja e shitjeve ditore dhe arritja e objektivave mujore të marketit
- Implementimi i fushatave promocionale dhe programeve të besnikërisë (STORE & FIDELITY)
- Mbajtja nën kontroll e marzhit dhe performancës financiare të marketit
- Garantimi i asortimentit të plotë dhe cilësisë së produkteve në çdo sektor të marketit
- Menaxhimi i porosive, pranimi i mallit dhe organizimi i shpërndarjes në rafte sipas rregullit FIFO
- Mbajtja nën kontroll e skadencave, dëmtimeve dhe inventarit periodik
- Optimizimi i stokut në market dhe magazinë
- Menaxhimi i arkës/cash-it dhe raportimi i rregullt financiar
- Udhëheqja e stafit të marketit: planifikimi i orareve, organizimi i punëve ditore, motivimi dhe vlerësimi i performancës
- Sigurimi i respektimit të standardeve të higjienës, sigurisë dhe kërkesave ligjore
- Përgatitja e raporteve dhe analizave mujore dhe sipas kërkesës së menaxhmentit
Kërkesat:
- Të ketë përfunduar studimet Bachelor në ekonomi apo në një fushë tjetër relevante
- Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e marketeve/supermarketeve ose role të ngjashme për të paktën 3 vite
- Aftësi shumë të mira organizative dhe lidershipi
- Qasje e orientuar drejt klientit dhe rezultateve
- Aftësi të forta komunikimi dhe menaxhimi të situatave
- Njohje e proceseve të punës në retail, logjistikë dhe inventar
- Vendimmarrje e përgjegjshme dhe integritet profesional
- Disponueshmëri për punë me dinamikë dhe fleksibilitet të orarit
- Njohja e gjuhës angleze apo gjuhëve të tjera është përparësi, sidomos asaj italiane
Çfarë ofrojmë
- Mundësi të rritjes profesionale brenda një kompanie me traditë të gjatë në treg
- Ambient pune profesional dhe i strukturuar
- Trajnime dhe mbështetje nga ekipi menaxherial
- Paketë konkurruese kompensimi
Afati i aplikimit
Konkursi mbetet i hapur deri më 18 Gusht 2026.
Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Aplikoni përmes butonit “Apliko këtu”.
