PIAR Creations po kërkon Drejtor/e Kreativ/e
PIAR Creations po kërkon një Drejtor/e Kreativ/e me vizion, përvojë dhe aftësi të dëshmuara në udhëheqjen e ekipeve dhe projekteve kreative.
Personi i përzgjedhur do të ketë një rol kyç në zhvillimin e drejtimit kreativ të kompanisë, krijimin e identiteteve vizuale dhe realizimin e fushatave që ndërthurin kreativitetin me strategjinë, të dhënat dhe objektivat e biznesit të klientëve tanë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Drejtimi, mentorimi dhe zhvillimi i ekipit kreativ;
- Mbikëqyrja e projekteve kreative dhe vizuale, duke garantuar standard të lartë të cilësisë dhe origjinalitetit;
- Zhvillimi i identiteteve vizuale, koncepteve dhe strategjive kreative për klientët;
- Përkthimi i të dhënave, objektivave të biznesit dhe nevojave të tregut në zgjidhje kreative efektive;
- Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e përmbajtjes, marketingut dhe strategjistët dhe ekipet e tjera për zhvillimin e fushatave të integruara;
- Drejtimi dhe mbikëqyrja e prodhimit të materialeve për kanale digjitale dhe të shtypura, duke përfshirë grafika, video, animacione dhe formate të tjera kreative;
- Sigurimi që puna kreative të jetë në përputhje me identitetin e markës, strategjinë e komunikimit dhe objektivat e klientit;
- Prezantimi dhe argumentimi i koncepteve kreative para ekipit dhe klientëve;
- Menaxhimi i prioriteteve, afateve dhe resurseve kreative, në mënyrë që projektet të realizohen në kohë dhe me cilësi të lartë;
- Krijimi i një kulture pune që nxit bashkëpunimin, eksperimentimin dhe inovacionin.
Profili që kërkojmë
- Përvojë të dëshmuar në drejtim kreativ, dizajn, branding, komunikim vizual ose fusha të ngjashme;
- Portfolio të fuqishëm që demonstron zhvillimin e koncepteve, identiteteve vizuale dhe fushatave kreative;
- Përvojë në udhëheqjen dhe mentorimin e ekipeve kreative;
- Aftësi për të kombinuar kreativitetin me mendimin strategjik dhe objektivat e biznesit;
- Njohuri të avancuara të proceseve të prodhimit të përmbajtjeve për kanale digjitale dhe të shtypura;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, prezantuese dhe organizative;
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte dhe afate njëkohësisht;
- Vëmendje të lartë ndaj detajeve dhe standardeve të cilësisë;
- Gatishmëri për të eksploruar teknologji, mjete dhe formate të reja kreative.
Si të aplikoni
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë:
- CV-në;
- Portfolion e punëverelevante.
Aplikimet duhet të dërgohen në adresën info@piarcreations.com, më së voni deri më 26 Korrik, 2026.
Në titullin e emailit ju lutemi të shkruani:
Aplikim – Drejtor/e Kreativ/e
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit do të kontaktohen.