KosovaJob
Të gjithë artikujt
2 Nëntor 2023 · 2 min leximi

Për herë të parë “Panairi i Praktikës” me 50+ kompani

Një mundësi ideale por vjen më 14 nëntor për studentët dhe të papunët për të nisur karrierën. Nëse i përkisni njerës nga këto dy kategori, atëherë kjo është mundësia e përkryer për t’ia siguruar vetes një vend të ri pune si praktikant/e.

Për herë të parë “Panairi i Praktikës” me 50+ kompani
				 	 

Praktika cilësohet si hapi i parë drejt një karriere të gjatë e me shumë mundësi zhvillimi. Duke e parë rëndësinë e punës praktike po organizohet për herë të parë “Panairi i Praktikës”, nga platforma #1 e punësimit në vend, KosovaJob në bashkëpunim me Taiwan Business - EBRD Technical Cooperation Fund dhe Promnestria.

Punëdhënës nga mbi 50 kompani të njohura ju presin më 14 nëntor në Swiss Diamond Hotel. Kompani që përfshijnë sektorë të ndryshme me praninë e tyre ofrojnë një mundësi ideale që pjesëmarrësit të gjejnë veten në fushën e studimit apo për tu njohur me aftësi të ndonjë punë që gjithnjë e kanë ëndërruar.

Ceremonia e hapjes do të karakterizohet nga fjalime të rëndësishme të ekspertëve të fushës së punësimit dhe organizatorë të kësaj ngjarje. Ceremonia do të filloj me fjalën e hapjes dhe prezantimin e të arriturave të Iniciativës Rinore të Sektorit Privat nga përfaqësues të KosovaJob, të BERZH dhe të Promnestria, si dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit.

Pjesëmarrësve u rekomandohet të marrin materiale që u mundësojnë të marrin shënime dhe të lidhin kontakte të reja. Ngjarja fillon nga ora 09:30 deri në ora 14:00 në hotelin “Swiss Diamond”. Karriera fillon këtu!

SHPALLJE PUNE

Quality Assurance Coordinator (Part Time)
Disa lokacione9 ditë
Punëtore në Kuzhinë / Shërbim
Prishtinë8 ditë
Projektleiter / Operations Manager (m/w/d)
Fushë KosovëSkadon: SOT
Mekanik i Makinerive Bujqësore (Rahovec)
E re
Rahovec29 ditë
Executive Director, Festival Producer
Prizren11 ditë
Drejtor, Zëvendës Drejtor
Drenas21 ditë