Nëse po kërkoni një mundësi për të dalë nga zona e rehatisë, për të jetuar në një vend të ri dhe për të ndërtuar karrierën tuaj në një kompani që vlerëson talentin, përkushtimin dhe ofron vizion të zhvillimit për ty atëherë gjithçka që do të lexoni në këtë artikull mund të ju përshtatet!
ARRAY, një nga kompanitë më inovative të teknologjisë në Bahrain, po kërkon profesionistë nga Kosova që janë të gatshëm të ndërtojnë kapitullin e radhës të jetës së tyre jashtë vendit. Me një qasje moderne ndaj zhvillimit të softuerit dhe një kulturë pune që frymëzon, ARRAY ofron jo vetëm një vend pune, por një jetë të re, të mbushur me sfida, rritje dhe sukses.
Çfarë ofron ky vend pune për ty – mëso për benefitet!
ARRAY ofron kushte të jashtëzakonshme pune, përfshirë pagë konkurruese, sigurim shëndetësor për ju dhe familjen tuaj, sponsorizim të plotë të vizës, si dhe mbështetje për zhvendosje, përfshirë biletat e fluturimit, akomodimin e përkohshëm dhe transportin lokal. Për më tepër, kandidatët që mund të fillojnë brenda 6 javësh përfitojnë një bonus mirëseardhjeje sa paga mujore. E gjitha kjo në një vend me tatim personal 0%, klimë të ngrohtë dhe një kulturë mikpritëse shumëkombëshe.
Këto janë katër pozita që presin ekspertët më të mirë nga Kosova:
Softëre Engineer (Angular/React)
Në këtë pozitë, do të zhvilloni ndërfaqe të avancuara për përdorues, duke përdorur Angular ose React. Kërkohet përvojë me teknologjitë cloud si AWS, Azure ose GCP dhe me ndërtimin e proceseve CI/CD për dërgesë të vazhdueshme të softuerit. Përveç zhvillimit teknik, do të keni mundësinë të mentoroni kolegë më të rinj dhe të kontribuoni në drejtimin teknik të projekteve.
Çfarë kërkohet nga ju? Minimum 5 vite përvojë në Angular ose React, njohuri të avancuara në arkitekturën e softuerit dhe përdorim të platformave cloud.
Technical Business Analyst
Kjo është një pozitë e rëndësishme që lidh biznesin dhe teknologjinë. Do të analizoni kërkesat e klientëve, do të përktheni nevojat e tyre në specifikime teknike, do të hartoni dokumentacione dhe do të bashkëpunoni ngushtë me ekipe zhvillimore dhe palë të interesuara.
Çfarë kërkohet nga ju? Minimum 3 vite përvojë në analiza biznesi për projekte softuerike, përvojë me BRDs, UML, Excel, SQL apo Power BI. Njohja me metodologjitë Agile është thelbësore.
QA Automation Engineer
Nëse keni përvojë me automatizimin e testimeve duke përdorur Selenium dhe Cucumber, kjo është një mundësi për të ndërtuar dhe mirëmbajtur testime të avancuara që sigurojnë cilësi të lartë të produkteve softuerike. Do të jeni pjesë e integrimeve me CI/CD dhe do të punoni ngushtë me zhvilluesit për të përmirësuar proceset.
Çfarë kërkohet nga ju? Nga 2 deri në 7 vite përvojë në QA Automation, njohuri në Java, Python ose JavaScript, si dhe eksperiencë me mjete si Jenkins dhe Git.
Softëare Engineer (Java/Python)
Kjo pozitë është për zhvillues me përvojë të thellë në Java ose Python. Do të merrni pjesë në zhvillimin e softuerëve kompleksë, integrime me cloud (AWS, Azure apo GCP), dhe ndërtimin e proceseve CI/CD. Do të keni rol udhëheqës dhe do të mentoroni zhvillues të rinj.
Kërkesa: Minimum 5 vite përvojë me Java ose Python, njohuri të thella në arkitekturë softuerike dhe përvojë në ambient Agile.
ARRAY ju mirëpret në Bahrain!
ARRAY nuk është vetëm një vend pune – është një destinacion karriere për ata që duan të bëjnë një hap të guximshëm përpara. Nëse jeni të përkushtuar, të aftë dhe të gatshëm për të përqafuar një sfidë ndërkombëtare, kjo është mundësia juaj.
Aplikoni sot dhe bëhuni pjesë e një kompanie që po ndërton të ardhmen e teknologjisë në zemër të Lindjes së Mesme. Kliko këtu e shko direkt te shpalljet e punës!