Kompania OLYMP HAUS shpall konkurs për pozitët:
Kontabilist/e
Vendi: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Regjistrimi i transaksioneve financiare, pagesat dhe përditësimi i librave kontabël.
- Përgatitja e raporteve financiare mujore dhe vjetore për menaxhmentin.
- Rakordimi i llogarive bankare dhe trajtimi i pagesave të furnitorëve.
- Menaxhimi i inventarit financiar dhe llogaritja e amortizimit të aseteve fikse.
- Sigurimi i pajtueshmërisë me rregulloret tatimore dhe standardet kontabël.
- Mbështetja e auditimeve të të jashtme me dokumentacionin e kërkuar.
- Detyra të tjera të caktuara nga Menaxhmenti
Kualifikimi i kërkuar:
- Diplomë universitare në kontabilitet, financa apo fusha të ngjashme;
- Minimum dy (2) vite përvojë pune në fushën e financave dhe kontabilitetit;
- Njohuri të mira në ligjet fiskale dhe standardet e kontabilitetit në Kosovë;
- Aftësi të mira në përdorimin e softuerëve financiarë, përparësi Pro Data;
- Njohuri të avancuara në Microsoft Office, veçanërisht Excel;
- Preferohet të jetë anëtar i ShKÇAK apo ndonjë shoqate të ngjashme profesionale;
- Aftësi për punë të pavarur, përgjegjësi të lartë dhe integritet profesional.
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV), në e-mail adresen: info@olymphaus.com. Afati për aplikim : 30.09.2026