KosovaJob

Zyrtar/e për Financa në Terren

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet Skadon më 9 tetor 2026
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

Devolli Logistic System (DLS) SH.P.K. me veprimtari kryesore afariste shitjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafesë dhe miellit, shpall:

KONKURS PUNE

  • Zyrtar/e për Financa në Terren

Lokacioni: DLS Prishtinë 

Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:

  • Planifikimi, organizimi dhe zbatimi i kontrolleve financiare në tërë Kosovën.
  • Regjistrimi i faturave të blerjes, faturave të shitjes dhe importet.
  • Regjistrimi i transaksioneve bankare.
  • Numërimi dhe kontrollimi sistematik i agjentëve, depove dhe barazimi i kartelave financiare.
  • Raportimi ditor për kontrollet në terren, në përputhje me procedurat dhe format e përcaktuara nga menaxhmenti.
  • Ofrimi në kohë i zgjidhjeve teknike për problemet e mundshme.
  • Kryerja e detyrave të tjera profesionale sipas kërkesës së menaxhmentit dhe në përputhje me fushën e përgjegjësisë.

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Diplomë universitare në fushën relevante (Fakulteti Ekonomik).
  • Të ketë përvojë 2-3 vite në fushën e Financave (e preferueshme).
  • Njohuri të mira të pakos së MC Office (veçanërisht Excel).
  • Kandidati/ja duhet të jetë i/e gatshëm/e për punë të rregullt në terren.
  • Aftësi analitike dhe të zgjidhjes së problemeve. 
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Patentë shoferi – Kategoria B (obligative).

PROCEDURA PËR APLIKIM: 

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me dokumentet përcjellëse më së largu deri më datë 10.10.2026, në adresën elektronike: hr@dls-ks.com duke përcaktuar në subjekt pozitën për të cilën aplikoni.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të        përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Afati: 9 tetor 2026 · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Devolli Logistic System
Transport, Logjistikë · Prishtine
16Ndjekës
0Shpallje
0Punësime '26
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 09/10/26 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë