KosovaJob
A SHPED

Zyrtar/e për Financa dhe Shpedicion

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet Skadon më 8 tetor 2026
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

KONKURS PUNE

  • Zyrtar/e për Financa dhe Shpedicion

A SHPED SH.P.K. shpall konkurs për pozitën Zyrtar/e për Financa dhe Shpedicion, për zyrën tonë në Prishtinë.

Kërkojmë një person të përgjegjshëm, të organizuar dhe të gatshëm për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.

Pozita do të ketë fokus kryesor në financa dhe administratë, ndërsa kandidati/ja gradualisht do të trajnohet dhe do të njihet edhe me shpedicionin dhe procedurat doganore.

Kualifikimet

  • Njohuritë bazë në financa dhe kontabilitet konsiderohen përparësi;
  • Përvoja paraprake është e mirëseardhur, por nuk është e domosdoshme;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Njohja e gjuhës turke konsiderohet përparësi;
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit;
  • Përdorimi i mirë i Microsoft Excel, Word, PDF dhe Microsoft Office në përgjithësi;
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.

Çfarë ofrojmë?

  • Trajnim praktik në përdorimin e programit Bilanc dhe proceset financiare të kompanisë;
  • Trajnim dhe mundësi për të mësuar shpedicionin dhe procedurat doganore;
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe afatgjatë;
  • Ambient profesional dhe dinamik pune;
  • Pagë sipas marrëveshjes, bazuar në kualifikimet dhe përvojën e kandidatit/es.

Orari dhe lokacioni

Orari: E hënë – E shtunë,
08:00 – 17:00
Pauza: 12:00 – 13:00
Lokacioni: Prishtinë – Terminali Devolli, afër Central Park

Aplikimi

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes KosovaJob ose të na kontaktojnë në: +383 49 507 633

Konkursi mbetet i hapur deri në plotësimin e pozitës.

 

Afati: 8 tetor 2026 · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
A SHPED
Punë të Përgjithshme · Prishtine
2Ndjekës
0Shpallje aktive
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 08/10/26 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë