1
OfertaPune - gati për një identitet unik me interaktivitet më të madh me përdoruesit

OfertaPune - gati për një identitet unik me interaktivitet më të madh me përdoruesit

	 	 

Oferta Pune është platforma e dytë më e madhe për punë në Kosovë, e cila është e disponueshme që nga viti 2015. Ky portal pune, ashtu si platforma KosovaJob siguron një urë lidhëse mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve në Kosovë, duke ofruar njoftime pune të reja në kohë reale. OfertaPuna së shpejti do ta lansojë pamjen e saj të re duke krijuar një ribrendim dhe ristrukturim të faqes.

Rinor Jahaj – Specialist i Marketingut Digjital ka treguar se përdoruesit i pret një eksperiencë e re në të cilën mund të jenë edhe më interaktiv.

"Me ribrendimin dhe ristrukturimin e faqes, OfertaPune do të sjellë një identitet të ri dhe unik që do ta bëjë këtë platformë një markë më të fuqishme si portali i dytë më i madh për punësim në Kosovë. Përdoruesit mund të presin një dizajn modern dhe interaktiv që do të përmirësojë përvojën e tyre të kërkimit të punës. Këto ndryshime do të ndihmojnë në rritjen e besueshmërisë dhe tërheqjen e më shumë përdoruesve dhe punëdhënësve", ka thënë ai.

Ai ka shpjeguar se për më tepër, këtu përfitojnë edhe të gjithë klientët e KosovaJob. Në webfaqen e re të gjitha banerat e KosovaJob.com do të jenë të integruara edhe në OfertaPune.net, duke mundësuar shikueshmëri më të madhe të konkurseve.

WebFaqja e re e OfertaPune do të lehtësojë ndjeshëm përdorimin dhe qasjen për kërkuesit e punës. Me veçori të reja si: përmirësimi i shpejtësisë së faqes, saktësisë së rezultateve të kërkimit dhe përvojës së përdoruesit, punëkërkuesit do të mund të gjejnë punë më shpejt dhe më lehtë.

Aplikantët do të kenë në dispozicion disa veçori të reja në OfertaPune.net:

Wishlist: Kjo veçori lejon ruajtjen e shpalljeve të punës që i interesojnë përdoruesit dhe i mban ato të shfaqura sa herë që përdoruesi rishfleton faqen deri në skadimin e tyre.

Kalkulatorë: Përdoruesit do të kenë mundësinë të përdorin kalkulatorë të ndryshëm për të llogaritur kreditë, shpenzimet universitare dhe madje sa vite do t'u duhen për të arritur statusin e milionerit me të ardhurat aktuale mujore.

Njoftime Skadence: Mund të abonoheni në konkurse pune specifike që ju interesojnë, dhe ofertapune.net do të ju njoftojë para se të skadojë konkursi, poashtu mund të abonoheni në Thirrje, Grante dhe Tenderë që të ju vijnë përmes e-mailit!

Pse është e rëndësishme të përdoret dhe të përcillet platforma OfertaPune?

OfertaPune është një platformë unike që ofron veçori ekskluzive për vizitorët e saj, duke e bërë më të lehtë për aplikantët e punës të gjejnë pozitat e duhura. Me ribrendimin dhe veçoritë e reja, OfertaPune u ofron përdoruesve një përvojë më të përmirësuar dhe efikase në kërkimin e punës, duke u bërë një burim i rëndësishëm për të gjithë ata që kërkojnë të avancojnë në karrierën e tyre.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet